KËNGË ARUMUNE TË DRENOVËS

PËRGATITUR NGA JOSIF E MIKAELA MINGA Roma: Squilibri (2018)

Autorët

  • Edmir Ballgjati Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA)

Abstract

Aromanian Songs from Drenova/Këngë arumune të Drenovës, është një album në CD, i përgatitur nga Josif Minga dhe Mikaela Minga dhe i publikuar nga botuesi Squilibri me qendër në Romë/Itali. Albumi dokumenton një praktikë ekspresive siç është ajo e këndimit shumëzërësh të komunitetit vlleh ose arumun të zonës së Drenovës, në afërsi të Korçës dhe përmban shtatëmbëdhjetë njësi. Nga këto, vetëm një është instrumentale, e titulluar Valle e kapedan Ilias, ndërsa të tjerat janë këngë të kënduara sipas praktikës tradicionale; në mënyrë pastërtisht vokale, me një marrës që udhëheq fillin muzikor, një prerës që i përgjigjet atij në mënyrë dialoguese, dhe një grup që mban ison, zërin e mbajtur në formë pedali, që përbën themelin tonal mbi të cilin mbështetet e gjithë ngrehina muzikore.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-23

How to Cite

Ballgjati, E. (2023). KËNGË ARUMUNE TË DRENOVËS: PËRGATITUR NGA JOSIF E MIKAELA MINGA Roma: Squilibri (2018). Antropologji, 2(1), 185–187. Retrieved from https://www.albanica.al/antropologji/article/view/884

Numër

Section

Recensione