Lidhjet midis arkivave dhe bibliotekave

Autorët

  • MA Eva Berberi Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
  • MA Elsa Saka Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstract

Fakti se gjatë periudhës para futjes së shtypit me tipe të lëvizshme ose të tjera, arkivat janë më të vjetra se bibliotekat, tashmë është e njohur. Arkivat e tabelave prej argjile, pllakave metalike, letrës, papirusit dhe materialeve të tjera të durueshme dokumentojnë
zhvillime kombëtare, fisnore, fetare, kronologjike, administrative, legale e të tjera. Arkiva të tilla janë pothuajse gjithmonë të një karakteri zyrtar, megjithëse njihen edhe arkiva të vjetra tregtare. Lidhjet mes arkivave dhe bibliotekave në kohët klasike ishin të ngushta, tekstet letrare dhe filozofike shpesh vendoseshin në rafte dhe mbaheshin bashkë e shfrytëzoheshin nga e njëjta masë lexuesish. Lidhjet e mira dhe kooperimi midis arkivave dhe bibliotekave në të gjitha nivelet do të sjellin krijimin e këshillave të tilla kombëtare më shpejt e më me efektivitet. Në qoftë se bibliotekat e arkivat nuk kooperojnë e koordinojnë rolet e tyre të veçanta në të ardhmen për ruajtjen dhe sigurimin e informacionit, autoritetet dhe përdoruesit e të gjitha llojeve nuk do t’ua falin lehtë arkivistëve dhe bibliotekarëve që përgjigjen për administrimin e këtyre institucioneve kulturore jashtëzakonisht të rëndësishme. Sfidë e të dy institucioneve sot është digjitimi i materialeve që ato ruajnë si dhe krijimi i një portali të përbashkët on-line i cili do të ofrojë akses të shpejtë, kudo dhe kurdo. Procesi i digjitimit dhe publikimit on-line do të afroj çdo përdorues tek materiale që dikur ishin jo lehtë të aksesueshme, do të ruajë materialet nga përdorimi fizik i tyre, si dhe do të mundësojë ruajtjen afatgjatë të vlerave të rralla të vendit tonë, trashëgimisë sonë të shkruar.

Keywords:

arkiv, ruajtje e dokumenteve, bibliotekë, digjitim, publikim on-line, akses, koleksion.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Osmani, Jusuf; Berisha, Gazmend: Mbrojtja dhe ruajtja e lëndës arkivore, Prishtinë, 2007.

  2. Xhaja, Farfuri: Organizimi i informacionit në bibliotekë, Tiranë, 2003.

  3. Xhaja, Farfuri: Përshkrimi bibliografik i materialeve bibliotekare, Tiranë, 2001.

  4. Manual Arkivor: përkthime artikujsh nga literature e huaj, Tiranë, 2008.

  5. Biblioteka Kombëtare, botimet në fushën e bibliotekonomisë, http://www.bksh.al/

  6. Botimet_bibliotekonomi1.html.

  7. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, http://new.albarchive.gov.al/ .

  8. Europeana Collection, https://www.europeana.eu/portal/en .

  9. International Federation of Library Associations and Institutions, https:// www.ifla.org/ .

  10. Konferenca e bibliotekonomisë 2014 http://www.bksh.al/Bibliotekonomi/

  11. KONFERENCA2014.pdf .

  12. Dalhousie University: http://dal.ca.libguides.com/ c.php?g=257178&p=1718238

Downloads

Published

2021-11-08

How to Cite

Berberi, E., & Saka, E. (2021). Lidhjet midis arkivave dhe bibliotekave. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 172–182. Retrieved from https://www.albanica.al/arkivat/article/view/228

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.