Shërbimi dhe përgjegjësitë institucionale ndaj dokumenteve
Abstract
Të shërbesh në arkiv, përveç angazhim, do të thotë edhe përgjegjësi maksimale. Sidomos puna në depon ose vend ruajtjen e dokumenteve arkivore kërkon angazhim maksimal dhe përkushtim të posaçëm. Për më tepër, do ta quaja sfidë më vete duke pas parasysh vështirësitë dhe problemet që na përcjellin në vazhdimësi, si p.sh., probleme të ndryshme të natyrës teknike, pastaj mungesë të mjeteve dhe kushteve optimale të ruajtjes së lëndës arkivore, etj. Përkundër këtij realiteti, Arkivi Shtetëror i Kosovës vazhdon aktivitetin dhe veprimtarinë e tij në mënyrë intensive dhe me sukses të plotë. Dokumentet arkivore janë kujtesa jonë, ngase ato të ofrojnë mundësi për të njohur zhvillimet e ndryshme të proceseve politike, juridike, kulturore, ekonomike, edukative etj, nga e kaluara. Prandaj, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale duhet të jetë gjithmonë në shkallën maksimale. Po ashtu edhe shërbimi dhe kujdesi ndaj palëve të interesuara duhet të jetë në shkallën më të lartë të përgjegjësisë. Arkivi i Kosovës bënë punë të jashtëzakonshme shtesë në përkujdesjen ndaj lëndës arkivore dhe palëve, për faktin se materiali arkivor vazhdon të na vij në gjendje të papërpunuara që nga lufta e fundit, dhe natyrisht që kjo gjë kërkon punë të dyfishtë.



