Digjitalizimi i lëndës arkivore dhe qasja online në arkiva
Abstract
Sot bota ka zhvillimin më të madh digjital. Si çdo institucion tjetër, edhe arkivat, ballafaqohen me sfidën për digjitalizimin e veprimtarisë së tij, mirëpo ky proces është më i ndërlikuar se proceset e tjera, sepse duhet profesionalizëm i madh dhe përkushtim i tillë, mbi të gjitha financim i brendshëm apo i jashtëm, privat apo institucional. Në fillim arkivi kishte mision grumbullimin e lëndës arkivore si dhe ruajtjen e saj, kure sot arkivi si institucion edukativo-arsimor ka dhe misione të tjera të cilat janë paralelisht shumë domethënëse si dy të lartcekurat, divizione të tilla siç janë: sistemimi, rregullimi, klasifikimi, publikimi, konservimi, restaurimi e digjitalizimi, sot jo vetëm që janë misione të arkivit, por njëherësh janë edhe sektorë - departamente shumë të rëndësishme për arkivin si institucion dhe jo vetëm. Digjitalizimi si sektor apo departament në vete është po aq i rëndësishëm për arkivin dhe për qytetarin, ku puna dhe funksioni i tij kërkohet e shihet si pjesa më e ndërlikuar, por edhe si pjesa më e pastër për të dy shfrytëzuesit. Për arkivin digjitalizimi është një proces që vazhdon deri në pafundësi. Ky proces kërkon aparaturë dhe softuerë të kohës më të fundit për përditësimin e ruajtjes së dokumentacionit, të cilin e kryejmë duke bartur lëndën në program apo aparaturë më të re. Kjo procedurë ka për qëllim avancimin e punës dhe shkurtimin e kohës së punës operative si: mënjanimin e punës së tepërt me letër, kursimin e kohës për sigurimin e lëndës arkivore në depo, përpilimin e enciklopedive shtetërore, punime të ndryshme shkencore si: hulumtim shkencor, hulumtim personal, hulumtim edukativo-arsimor (diploma) etj.



