Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta

Autorët

  • Safete Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4814

Abstract

Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në pajisjen e nxënësve me shkathtësi, aftësi dhe kulturë komunikimi, si parakusht për një aftësim të gjithanshëm në formimin e tyre të përgjithshëm profesional e shoqëror. Shkathtësitë e komunikimit janë një prej faktorëve më relevantë që duhet t’i arrijnë nxënësit në sistemin e tyre arsimor gjatë gjithë jetës së tyre shkollore. Në këtë punim janë nxjerrë në pah përmasat ndikuese të përmbajtjeve të njësive letrare të këtij niveli në formimin e një kulture komunikuese të nxënësve. Qëllimi i këtij hulumtimi është shqyrtimi i përmbajtjeve të teksteve shkollore të letërsisë në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve në shkollat e mesme të ulëta. Popullacionin e këtij hulumtimi e përbëjnë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme të ulëta nga shtatë rajone të Kosovës. Mostrën e përzgjedhur e përbëjnë rreth 200 nxënës dhe 70 mësimdhënës, duke përdorur pyetësorë adekuatë, ndërsa të dhënat e dala nga përgjigjet i kemi marrë nëpërmjet postës elektronike, për shkak të rrethanave të ditura nga pandemia Covid-19. Nga konkluzionet e dala do të veçoja qëndrimin e disa prej mësimdhënësve se zhvillimi i shkathtësive komunikuese te nxënësit në radhë të parë varet prej prirjeve të natyrshme të tyre, e tek pastaj nga motivet e tyre për t’i arritur ato shkathtësi nëpërmjet leximeve të tjera plotësuese, se sa nga përmbajtjet konkrete të njësive mësimore të përfaqësuara në tekstet e letërsisë, sado që edhe këtu kishte dallime të mëdha në këto konstatime nga mësimdhënësit. Gjithashtu, do të ishte e rekomandueshme që organet kompetente të kenë parasysh sugjerimet e mësimdhënësve, por, pse jo, në masë të caktuar, edhe të nxënësve, në hartimin e teksteve të reja të letërsisë, sidomos në përzgjedhjen e njësive të caktuara letrare, në mospërfaqësimin me më shumë se një njësi mësimore nga një autor, si dhe në mosngarkesën e teksteve me njësi të shumta letrare.

Keywords:

tekstet shkollore, letërsia, komunikimi efektiv, mësimdhënësit, nxënësit.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Safete Shala

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Azemi, B & Morina, B. (2013). Aparatura didaktike në tekstet shkollore. Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  2. BIRN, R. b. (2013). Problemet dhe të metat e teksteve shkollore” Analizë e teksteve shkollor të Kosovës të ciklit të shkollës së mesme të ulët/ Klasa V,VI, VII, VIII, IX .

  3. Devetaku-Gojani, H. (2007). Gjuha shqipe në tekstet shkollore 87.

  4. Koliqi, D. (2014). Barazia për tekstet e gjuhës shqipe dhe të lëndëve shoqërore të shkollës fillore të Kosovës.

  5. MAShTI. (2007). Strategjia për zhvillimin e arsimit parauniversitar . Gjetur në https://masht.rks-gov.net/.

  6. MAShTI. (2016). Strategjia për zhvillimin e arsimit parauniversitar . 62.

  7. Matoshi, H. (2008). Letërsia në shkolla dhe në fakultete 105.

  8. McGrath, I. (2013). Materialet mësimore dhe rolet e mësuesve të EFL/ESL: Praktikë dhe Teori 57.

  9. Rexhepi, N. (2002). Letërsia shqipe në tekstet shkollore të Kosovës (1945-1990) 31.

  10. Shehri, D. (2010). Mediat në tranzicion 25.

  11. Showalter, E. (2003). Mësimdhënia e Letërsisë 26.

  12. Simpson, P. (1997). Gjuha përmes letërsisë 4-6.

  13. Velek, R & Uoren, O. (1993). Teoria e letërsisë . 226.

  14. Zherar, F. Zh & Rozhje, K. (2002). Hartimi dhe vlerësimi i teksteve shkollore .

  15. Materiale nga interneti: portali albanologjik Shqipëri- Kosovë www.see-educoop.net/...in/.../reforma_kurikuluma-cro-hrv-t. www.see-educoop.net/...in/.../reforma_kurikuluma-cro-hrv-t.

  16. http://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/pershtatja-e-te-mesu-aritmoshes-se nxenesve-parim-i-rendesishem-i-mesimdhenies-dhe-tenxenit/

Downloads

Published

2024-06-14

How to Cite

Shala, S. (2024). Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta. Kërkime Pedagogjike, 13(1), 113–136. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4814