Puna vullnetare e nxënësve në shkollë dhe në komunitet

Autorët

  • Haxhere Zylfiu

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4816

Abstract

Puna vullnetare ka ndikime të theksuara në zhvillimin e personalitetit dhe karrierës së individit. Në shumë vende, promovimi dhe angazhimi i nxënësve në aktivitete vullnetare, në shkollë dhe në komunitet, është bërë pjesë e të nxënit formal – duke përfshirë vullnetarizmin në aktivitetin në klasë, si dhe pjesë e aktiviteteve jashtëshkollore. Qëllimi i këtij studimi ishte të identifikojë dhe të pasqyrojë përfaqësimin e aspekteve të punës vullnetare në kurrikulat e arsimit parauniversitar në Kosovë, si dhe përfshirjen dhe motivimet e nxënësve për punë vullnetare gjatë shkollimit paraprak dhe në të ardhmen. U bazua në analizën e literaturës relevante, kurrikulave dhe programeve mësimore, me fokus në rezultatet kryesore që pritet të arrihen nga nxënësit deri në fund të arsimit parauniversitar, si dhe në qëndrimet e nxënësve për përfshirjen në punë vullnetare. Pjesëmarrës në studim ishin 368 maturantë të gjimnazeve nga e gjithë Kosova. Pyetësori i anketës ishte i tipit Likert, pesë shkallësh (1=Fare nuk pajtohem deri te 5=Plotësisht pajtohem) dhe përfshin gjithsej 20 pyetje për fushat e hulumtimit, përfshirë edhe 12 deklaratat e shkëputura nga Volunteer Functions Inventory -VFI. Përpunimi i të dhënave cilësore u bazua në modelin e prezantuar nga Satu Elo (2014), ndërsa i të dhënave sasiore u realizua me paketën statistikore SPSS 21. Rezultatet e studimit treguan se puna vullnetare si koncept nuk është përfaqësuar kënaqshëm në kurrikulat e arsimit parauniversitar, përderisa përfaqësimi i aspekteve të punës vullnetare të nxënësve në shkollë dhe në komunitet në këto dokumente është relativisht i mirë. Informimi dhe përfshirja e nxënësve në aktivitete të punës vullnetare, në kuadër të lëndëve mësimore, rezulton të jetë forma më së paku e zbatuar në shkolla. Motivimet altruiste, si ndjesia se është e rëndësishme të ndihmosh të tjerët dhe ndjenja e dhembshurisë ndaj njerëzve në nevojë, janë dy nga motivet prirëse për angazhim. Nuk u evidentua ndërlidhje ndërmjet motivimeve të maturantëve për angazhim në punë vullnetare dhe profesionit/ zhvillimit akademik më tutje. Gjetjet e studimit pritet të mbështesin institucionet përgjegjëse për të avancuar përfaqësimin e konceptit dhe elementeve të punës vullnetare të nxënësve në shkollë dhe në komunitet në nivel më të lartë në të ardhmen.

Keywords:

Punë vullnetare, rezultate kryesore, të nxënit formal, aktivitete jashtëshkollore, motivime.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Haxhere Zylfiu

Instituti Pedagogjik i Kosovës
 

References

  1. Binney, L. L.(2010). Volunteers and Volunteering in Leisure: Social Science Perspectives.

  2. Bosci, V., & Markos, V.(2017). Motives of volunteering and values of work among higher education students.

  3. Gjetur në: https://journals.sagepub.com/doi/pdf , datë:17.01.2022.

  4. Clary, E. G., Snyder, M., Ridge, R. D., Copeland, J., Stukas, A. A., Haugen, J., & Meine, P. (1998). Understanding and assessing the motivations of volunteers: A functional approach. Journal of Personality and Social Psychology, 74, 1516-1530.

  5. Campioni, A. (2022). Volunteers are an Important Part of a System of Student and Learning Supports - part of her ëork ëith the national Center for Mental Health in Schools at UCLA.

  6. Gjetur në http://smhp.psych.ucla.edu: http://smhp.psych.ucla.edu, datë: 12.01.2022.

  7. Činčalová, S., & Černá, M. (2021). Volunteering of Czech College students – experience and motivation. Journal on Efficiency and Responsibility in Education and Science, vol. 14,no. 2, pp. 79-88.

  8. Gjetur në http://dx.doi.org/10.7160/eriesj.2021.140202, datë: 13:01.2022.

  9. Dekker, P., & Holman, L. (2003). The value pf volunteering -Cross Cultural Perspectives. London; Moscow, Russia: New York; Boston,MA; Dordrecht: Kluwëer Academic/Plenum Publishers.

  10. Demokracia për zhvillim. (2017). Doracak: Vullnetarizëm për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmit dhe Aktivizmit Qytetar në Kosovë.

  11. Enjolras, B. (2015). The impact of volunteering on volunteers in 23 European countries. TSI Working Paper Series No. 4, Seventh Framework Programme (grant agreement 613034), European Union. Brussels: Third Sector Impact.

  12. European Economic and Social Committee. (2013). ECO/343 Statistical toolsfor measuring volunteering.

  13. Gjetur në: https://www.eesc.europa.eu/en/tags/volunteering, datë; 15.01.2021.

  14. Brossels, datë: 17.01.2022.

  15. Parliament, E. (2008). European Parliament resolution of 22 April 2008 on the role of volunteering in contributing to economic and social cohesion (2007/2149(INI)

  16. Fernardo, C., Gutiérrez, G., & Sauto, V. M. (2017). Volunteer Functions Inventory: A systematic review. Universidad Complutense de Madrid.

  17. Fetzer Institute. (a.d.). Self Report Measures for Love and Compassion Research: Helping Others.

  18. Gjeturnë:https://fetzer.org/sites/default/files/images/stories/pdf/selfmeasures/HELPING_OTHERS.pdf,datë: 20.01.2022.

  19. Galaxy digital. (2022). Comparative Demographic Stats on Volunteering.

  20. Gjetur në: Galaxy Digital: htps://www.galaxydigital.com/blog/benefits volunteering-college/, datë:17.01.2022.

  21. Goverment of South Australia. (2010). Benefits of a student volunteer program in your school. Gjetur në:https://www.education.sa.gov.au/schools-and educators/programs-students/student-volunteering/benefits-student volunteer program , datë: 17.01.2022.

  22. Gregorová, A.B.(2021). Concept Paper on Children and Youth Volunteering Training and Education (P.10,11 and 18-34).Slovakia.

  23. Henderson, T. A., & Mapp, L. M. (2002). A New Wave of Evidence SEDL-Advancing Research, Improving Education: The Impact of School, Family, and Community Connections on Student Achievement. National Center for Family and Community Connections with Schools, SEDL.

  24. Instituti Gap. (2017). The Role and Importance of Active Citizenry.

  25. Komisioni Evropian. (2010). Volunteering in the European Union (Final Report). Gjetur në:https://ec.europa.eu/citizenship/pdf/doc1018_en.pdf, datë: 10.01. 2022.

  26. Krasniqi, V. (2018). Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat. Prishtinë: Instituti Demokraci për Zhvillim.

  27. Majis, L., Hendriks, P., & Dobreva, A. (2021). New trends in the development of volunteering in the European Union, Gjetur në: https://www.eesc.europa.eu/sites/default/files/files/qe-07-21-094-en-n_0.pdf, datë: 15.01.2022.

  28. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kosovë. (2019). Strategjia për Rininë 2019-2023.

  29. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (2021). Shënime statistikore - të dhënat mbi arsimin parauniversitar në Kosovë 2021-2022.

  30. Niskala, M., Johnson, A. B., & De Raad, A. (2004). Volunteerism and legislation: A guidance note.

  31. Gjetur në: https://www.ipu.org/resources/publications/handbooks/2016-07/volunteerism-and-legislation-guidance-note datë:10.01.2022.

  32. Republika e Kosovës. (2016). Udhëzimi Administrativ për Punën Vullnetare të të Rinjve, nr. 01/2016.

  33. Roxana, M. B., & Urzeala, C. (2018). Study on students motivation for voluneteer work. International Congress of Physical Education, Sports and Kinetotherapy. Education and Sports Science in the 21st Century.

  34. Gjetur në:https://www.researchgate.net/publication/331153963_Study_On_Student, datë 15.01.2022 .

  35. Satu Elo, M.K. (2014). Qualitative Content Analysis: A Focus on Trustworthiness

  36. Tablas-Mejia, I. (2021). Conclusion Section for Research Papers. San José

  37. State University Writing Center. Gjetur në: https://www.sjsu.edu/ëritingcenter/docs/Conclusion, datë 09 27, 2022

  38. Zyra e kryeministrit - Zyra për qeverisje të mirë Kosovë. (2018). Krijimi i një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Kosovë - Studimi mbi Vullnetarizmin në Kosovë. Prishtinë

Downloads

Published

2024-06-14

How to Cite

Zylfiu , H. (2024). Puna vullnetare e nxënësve në shkollë dhe në komunitet. Kërkime Pedagogjike, 13(1), 165–208. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4816