Qasja institucionale ndaj nxënësve me sjellje problematike në shkollë

Autorët

  • Luljeta Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4818

Abstract

Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri. Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen institucionale për identifikimin, parandalimin dhe trajtimin e nxënësve me sjellje problematike në shkolla. Për realizimin e hulumtimit është përdorur qasja sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore u grumbulluan nga pyetësorët me mësimdhënës dhe pyetësorët me nxënës, por edhe përmes platformës në Google forms. Mostra është e rastit dhe përbëhet nga 124 mësimdhënës lëndorë dhe 437 nxënës të klasave të 8-ta dhe 9-ta nga ShFMU. Ndërsa, të dhënat cilësore janë grumbulluar përmes intervistës dhe janë përfshirë 2 psikologë shkollorë, 2 pedagogë, 1 inspektor arsimi, dhe 2 prindër. Rezultatet e studimit tregojnë se mosha më problematike, kur shfaqen më shumë sjelljet problematike të nxënësve, sipas perceptimit të mësimdhënësve, është mosha 14-16-vjeçare (rreth 80%). Sa i përket gjinisë, djemtë kanë prirje më të madhe për sjelljet problematike në shkollë (deklarojnë rreth 48% të mësimdhënësve), ndërsa rreth 43% nga ta mendojnë se vajzat janë më të prira për probleme. Sipas perceptimit të respondentëve (të intervistuar), sjellje problematike konsiderohen: prishja e qetësisë në klasë, ngacmimet ndërmjet shokëve, ofendimet e dyanshme nxënës mësimdhënës, problemet e sjelljeve devijante, përdorimi dhe posedimi i narkotikëve në shkollë, armët e ftohta - therjet me thika, ngacmimet seksuale, shtytjet për vetëvrasje etj. Sa i përket trajtimit të nxënësve me sjellje problematike, sipas perceptimit të mësimdhënësve, rreth 80% e tyre konsiderojnë se rastet trajtohen më shumë nga mësimdhënësit, ndërsa rreth 35% thonë se rastet trajtohen nga drejtori, stafi profesional apo prindi. Dallimi ekziston te perceptimet e nxënësve, të cilët (rreth 43%) deklarojnë se rastet trajtohen nga stafi profesional i shkollës dhe prindërit. Rekomandohet të krijohet një rrjet bashkëpunimi ndërmjet mekanizmave të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe të krijohet një sistem monitorimi në mënyrë që mekanizmat e brendshëm të shkollës të kenë prioritet mirëqenien e nxënësve.

Keywords:

trajtim, mësimdhënës, nxënës, qasje institucionale, sjellje problematike, shkolla fillore e mesme e ulët.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Luljeta Shala

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Anderson, L., W. (2004). Increasing teacher effectiveness, UNESCO: International Institute for Educational Planning, Paris.

  2. Burstyn, J., Bender, G., Casella, R., et al. (2001). Preventing violence in schools A Challenge to American Democracy. LAWRENCE ERLBAUM ASSOCIATES, PUBLISHERS Mahwah, New Jersey, LONDON.

  3. Crothers, L. & Kolbert, J. (2008). Tackling a Problematic Behavior Management Issue. Intervention in School and Clinic -INTERVENTION SCHOOL CLINIC. 43. 10.1177/1053451207311606.

  4. Emmer, E.T. (1994). Teacher managerial behaviours. The international encyclopedia of education

  5. Hunter-Lowe, M. (2007) Qualitative Analysis of Disruptive Behavior and Leadership Influence in Two Urban K-6 Virginia Elementary Public Schools Dissertation.com Boca Raton. Univeristy of Phoenix. Florida USA, fq. 45.

  6. Hyda, H.(2015). Menaxhimi i sjelljeve problematike, https://www.botasot.info/opinione/483266/menaxhimi-i-sjelljeve problematike

  7. UNICEF, EU, KEC (2016). ‘Mbështetje drejtësisë për fëmijë” (2013-2016).U përgatit dhe u përshtat nga Gjoka Rasim, në kuadër të projektit Doracak për ekipet ndërmjetësues mes bashkëmoshatarëve.

  8. OECD. (2009). Annual Report, The organisation for economic co-operation and development (OECD) annual report is prepared by the Public Affairs Division, Public Affairs and Communications Directorate. It is published under the responsibility of the Secretary-General of the OECD.

  9. OECD INDICATORS. (2009), Education at a Glance 2009, https://www.oecd.org/publishing/corrigenda

  10. Kowalski, R. M. (2003). Complaining, teasing, and other annoying behaviors. New Haven, CT: Yale University Press.

  11. MAShT, (2014). Manual didaktik për parandalimin e dhunës, Prishtinë.

  12. Madsen, J. C. H., Becker, W. C., & Thomas, D. R. (1968). Rules, praise, and ignoring: Elements of elementary classroom control. Journal of Applied Behavior Analysis, 1, f. 139-150.

  13. Moffitt, T. E. (1993). Adolescence-limited and life-course-persistent antisocial behavior: A developmental taxonomy. Psychological Review, 100 (4), 674 701 https://doi.org/10.1037/0033-295X.100.4.674

  14. Mayer, R. E. (2003). Learning and instruction. Upper Saddle River,NJ: Prentice Hall.Google Scholar.

  15. UNICEF. (2019) Ndërhyrjet për sjelljet pozitive në shkollë si mënyrë përparandalimin e dhunës, udhëzues për shkollat 9-vjeçare, Tiranë.

  16. Lawrence, J., Steed, D. and Yaung, P. (1984) Disruptive Children: DisruptiveSchools? London: Croom Helm.

  17. Parsonso, B. S. (2012). Evidence-based Classroom Behaviour Management Strategies, https://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ976654.pdf

  18. Usova, G. M. (2001). Reducing discipline problems in the elementary schools: Approaches and suggestions. Washington, DC: Office of Education,fq. 59.

  19. Sanford, J.P. & Emmer, E.T. (1988). Understanding classroom management: An observation guide.Shanker, A. (1996). The real victims. Where We Stand [On-line]. Washington, D. C.: Amerikan Federation of Teachers

Downloads

Published

2024-06-14

How to Cite

Shala, L. (2024). Qasja institucionale ndaj nxënësve me sjellje problematike në shkollë. Kërkime Pedagogjike, 13(1), 209–256. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4818