Kurrikula e bazuar në kompetenca – praktikat e mësimit në funksion të zbatimit të saj

Autorët

  • Hajrije Devetaku Gojani

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v15i2.6028

Abstract

Kurrikula e bazuar në kompetenca sot është tema bosht e çdo institucioni arsimor. Prandaj synimi i studimit është verifikimi i praktikave të mësimit në arsimin e detyruar në Kosovë dhe konstatimi se sa ato praktika janë të harmonizuara me kërkesat e kurrikulës së Kosovës, e cila ka për synim zhvillimin e kompetencave.

Rezultatet e testeve ndërkombëtare, si: PISA, organizuar nga OECD; rezultatet e testeve të arritshmërisë, të organizuara nga MAShTI; rekomandimet e Raportit të Progresit për Kosovën, nga Komisioni Evropian, janë tregues për nevojën e reagimit të shpejtë dhe korrigjimit të politikave arsimore, sidomos në shfrytëzimin e të dhënave për qëllime përmirësimi.

Të dhënat janë mbledhur përmes vëzhgimit, gjatë orëve mësimore të 29 mësimdhënësve të klasave 1-9, në 7 shkolla të arsimit të detyruar në Kosovë.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se të kuptuarit e procesit të zbatimit të kërkesave të kurrikulës është sipërfaqësor dhe kjo bën që zbatimi i saj në shkolla të kornizohet nga shumica e mësimdhënësve dhe të bjerë ndesh me pritshmëritë reale të kurrikulës. Bazuar në gjetjet e hulumtimit, tendencat për zhvillim të kompetencave, në të shumtën e rasteve, janë të dështuara, apo formalisht të synuara për zhvillim, sidomos në shkollën e mesme të ulët. Teksti shkollor vazhdon të mbetet burim parësor dhe thuajse i vetëm i informacionit dhe të gjitha proceset e tjera mësimore bazohen në të.

Rekomandimet mund të shërbejnë si bazë për procese të tjera hulumtuese, për rishikim të politikave të zhvillimit profesional të mësimdhënësve para shërbimit dhe në shërbim, duke fuqizuar edhe praktikat e zhvillimit profesional me bazë në shkollë, si dhe për rishikimin e gjendjes së infrastrukturës shkollore.

Keywords:

kurrikula e bazuar në kompetenca, metodologjia e mësimit, planifikimi mësimor, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, teksti shkollor, shkolla fillore dhe e mesme e ulët.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Hajrije Devetaku Gojani

Dr.Sc. Hajrije Devetaku Gojani, Universiteti për Biznes dhe Teknologji - UBT

References

  1. - Thomson, G & Evans, H. (2005): Thinking in through, Linking language skills, thinking skills and drama, David Fulton Publishers.

  2. Devetaku, H & Gojani, A. (2023): Assessment practices of students through the developmental approach: a prerequisite for competence development, Suvremena psihologija, Zagreb. https://suvremena.nakladaslap.com/public/pdf/2023-26-2

  3. pdf.

  4. - Devetaku, H. (2024): Zhvillimi profesional me bazë në shkollë, një nga format më productive të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, Studime Sociale, Tiranë. https://www.sociology.al/sites/default/files/Vol.%2018%20No%202%20%2866%29%202024_0.pdf.

  5. - Instituti Pedagogjik i Kosovës (2022): Mbingarkesa kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë, Prishtinë.

  6. - Jashari, H. (2021): Hulumtimi dhe shkrimi i disertacionit të doktoratës, Tetovë.

  7. - Jubani, Aljula et al. (2013): Mësimdhënia e gjuhës shqipe për veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese, Shkronjë pas shkronje, Tiranë.

  8. - Kurti, A. (2013): Metodat dhe Teknikat e diskutimit dhe punës me grupe, Albanian University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Edukimit, Tiranë. (Punim masteri, Master profesional në pedagogji, profili: menaxhim arsimi).

  9. - Larsen – Freeman, Diane. (2008): Techniques and Principles in Language Teaching, Second Edition, Oxford University Press.

  10. - Mabieu, Pierre. (1992): Travaille en Équipe, Hachette Éducation, Paris.

  11. - MAShT (2016): Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Prishtinë.

  12. - MAShT (2016): Kurrikula Bërthamë e arsimit të mesëm të ulët të Kosovës, e rishikuar. file:///C:/Users/Admin/Downloads/korniza-berthame-2-final_1.pdf

  13. - MAShT (2016): Udhëzim Administrativ NR.22/2016 për Aktivet Profesionale të shkollave. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=15199

  14. - MAShT/IPK (2016): Korniza për Sigurim të Cilësisë së Performancës së Shkollës në Kosovë, Prishtinë. https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/02/Korniza-per-sigurim-te-cilesise-se-performances-se-shkolles-ne-Kosove-2016.pdf

  15. - MAShTI, (2023). Raport vjetor statistikor me tregues arsimorë 2022-2023, Prishtinë. https://masht.rks-gov.net/

  16. - Mehmeti, S. et al. (2019): Kurrikula e bazuar në kompetenca – Përvojat gjatë zbatimit, sfidat dhe mundësitë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë. https://ipkmasht.rksgov.net/wp-content/uploads/2021/02/Kurrikula-e-bazuar-ne-komkpetenca-2019.pdf

  17. - Musai, Bardhyl. (2002): Metodologji e mësimdhënies, Pegi, Tiranë.

  18. - OECD, (2023): PISA 2022 Results (Volume I): The State of Learning and Equity in Education, PISA, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/53f23881/en.

  19. - OECD, (2020): Curriculum Overload: A way Forward, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/3081ceca-en.

  20. - Potera, Ismet. (2017): Rëndësia e dimensioneve metodologjike në mësimdhënie dhe të nxënë bazuar në kërkesat e kurrikulës së re, Kërkime Pedagogjike - përmbledhje punimesh, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  21. - Pritchard, A. & Woollard, J. (2010): Constructivism and Social Learning (Psychology for the Classroom), Routledge, Taylor and Francis Group, London and New Yourk. https://www.taylorfrancis.com/books

  22. - Pritchard, A. (2009): Ways of learning, Learning theories and learning styles in the classroom; second edition, Routledge, Taylor and Francis Group, London and New Yourk. https://www.taylorfrancis.com/books

  23. - Rexhaj, Xhavit. (2019): Teori dhe strategji të mësimdhënies, Qasja konstruktiviste, Kolegji AAB, Prishtinë.

  24. - Richardes, Jack C. (1990): The Language Teaching Matrix, Cambridge University Press.

  25. - Rickinson, Mark, Lucas Walsh, Mandy Salisbury, Joanne Gleeson, and Connie Cirkony. (2021): Using research evidence to improve practice, Building Better Schools with Evidence-based Policy, Edited by Kelly-Ann Allen, Andrea Reupert, and Lindsay Oades, Routledge, London and New York. https://www.taylorfrancis.com/books

  26. Burimet online - - - - - - -

  27. - European Commission (2023): Raporti për Kosovën* Bruksel. https://integrimievropian.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/12/Kosovo-2023_Report_SQ.pdf

  28. - European Commission (2024): Kosovo* 2024 Report, Bruksel. https://neighbourhoodenlargement.ec.europa.eu/document/download/c790738e4cf6-4a43-a8a9-43c1b6f01e10_en?filename=Kosovo%20Report%202024.pdf

  29. - https://masht.rks-gov.net/udhezim-administrativ-mashti-nr-16-2023-per-zhvillimin-profresional-te-mesimdhenesve

  30. - https://masht.rks-gov.net/udhzimi-administrativ-me-nr-19-2020-per-zhvillimin-profesianl-te-mesimdhenesve-me-baze-ne-shkolle

  31. - https://perceived.design/2023/04/17/step-into-the-future-of-education-the-mind-blowing-classroom-3-0-experience-with-ar-vr-based-3d-interactive-kinesthetic-learning

  32. - https://www.globsyn.edu.in/blog/the-evolution-of-education-framework-from-classroom-1-0-to-classroom-4-0

  33. - Longman Dictionary https://www.ldoceonline.com/dictionary/development

Downloads

Published

2025-03-28

How to Cite

Devetaku Gojani, H. (2025). Kurrikula e bazuar në kompetenca – praktikat e mësimit në funksion të zbatimit të saj. Kërkime Pedagogjike, 15(2), 145–168. https://doi.org/10.62928/kp.v15i2.6028