Praktikat e nxënësve dhe mësimdhënësve në zbatimin e lëndës Teknologji me TIK në gjimnazet e Kosovës
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v15i2.6029Abstract
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyre për përdorimin e TIK-ut, për orientim në karrierë, edukim për ndërmarrësi, si dhe metodologjitë e mësimdhënies dhe nxënies.
Hulumtimi përfshin një qasje të përzier, sasiore dhe cilësore. Për hulumtim janë përdorur pyetësorë për mësimdhënës të TIK-ut dhe pyetësorë për nxënës të arsimit të mesëm të lartë në Kosovë. Mostra ka qenë e rastit, nga popullacioni i nxënësve të klasave 10, 11, 12 dhe mësimdhënësit që punojnë me këta nxënës, në 7 regjione të Kosovës. Në hulumtim kanë marrë pjesë 200 nxënës të shkollës së mesme të lartë (gjimnaz) dhe 17 mësimdhënës të lëndës Teknologji me TIK.
Nga gjetjet e hulumtimit rezulton se pjesa më e madhe e nxënësve pohojnë se kompjuterin e përdorin për projekte mësimore, për të avancuar të mësuarit dhe për t’u përgatitur për jetë, kurse një numër më i vogël prej tyre e përdorin për lojë dhe argëtim. Vështirësitë më të shpeshta, sipas nxënësve që janë shprehur se kanë vështirësi në lëndën e TIK, janë: mungesa e pajisjeve teknologjike (mungesë e kompjuterëve) apo edhe numri i vogël i kompjuterëve, numri i kompjuterëve që nuk janë funksionalë, mungesa e internetit apo interneti shumë i dobët etj. Mësimdhënësit përdorin disa metoda, forma dhe teknika të punës, që i aplikojnë me nxënës. Të mësuarit dhe të nxënit përmes mjeteve multimediale, e në veçanti përmes kompjuterit dhe tabelës elektronike gjatë ligjërimit, janë format që aplikohen më së shumti, me qëllim të përmbushjes së kërkesave për nxënie cilësore. Sipas shumicës së mësimdhënësve, ka mungesë të theksuar të kabineteve me pajisje kompjuterike, që të mbajnë punëtoritë për module të ndryshme, si për këshillim dhe edukim në karrierë, ndërmarrësi etj.
Nga analiza e të dhënave, kanë dalë rekomandime për institucionet relevante.
Keywords:
teknologjia, informacioni, komunikimi, vështirësitë, kurrikula lëndore.Downloads
References
-
ICT, Teaching and Leadership: How do Teachers Experience the Importance of ICT-Supportive School Leaders? | Nordic Journal of Digital Literacy.
-
Cohen B, Manion, L & Morrison, K. (2007). Research Methods in Education, 52. https://islmblogblog.wordpress.com/wpcontent/uploads/2016/05/rme-eduhelpline-blogspot-com.pdf
-
Dzakpasu, E, P & Adom, D. (2017). Impact assessment of information and communication technologies on lesson delivery and students’ performance in selected tertiary institutions in Ghana. https://www.researchgate.net/publication/317032837_Impact_Assessment_of_Information_and_Communication_Technologies_on_Lesson_Delivery_and_Students%27_Performance_in_Selected_Tertiary_Institutions_in_Ghana
-
Ghavifekr, S. & Rosdy, A. (2015). Teaching and learning ith technology: Effectiveness of ICT integration in schools. International Journal of Research in Education and Science (IJRES), 1 (2), 175-191. https://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ1105224.pdf
-
Hennessy, S. Ruthven, K & Brindley, S. (2018). Curriculum Studies, in press Teacher perspectives on integrating ICT into subject teaching: Commitment, 117. https://www.researchgate.net/publication/251452560_Teacher_perspectives_on_integrating_ICT_into_subject_teaching_Commitment_constraints_caution_and_change
-
MAShT. (2016a). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar). Prishtinë: MAShT.
-
MAShT. (2018). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e dhjetë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.
-
MAShT. (2018). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e njëmbëdhjetë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.
-
MAShT. (2019). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e dymbëdhjetë. Prishtinë.
-
Msambwa, M. Kangwa, D. & Cai, L. (2023)” A systematic literature review of ICT integration in secondary education, 47.
-
MAShTI.(2022). Strategjia e Arsimit 2022-2026. Plani i Veprimit. Prishtinë. 03 Strategja-e-Arsimit-2022-2026-Alb-Web.pdf
-
Orhani, S. (2023). Programming as a need for integration in the curriculum of the subject of technology with ICT in the lower secondary schools of Kosovo. (PDF) Programming as a need for integration in the curriculum of the subject of technology with ICT in the lower secondary schools of Kosovo