Historiku i veprave të letërsisë së vjetër Shqipe, një premisë e rëndësishme në trajtimin analitik e njohës të tyre
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3714Abstract
Në këtë trajtesë sintetike nënvizojmë rëndësinë e njohjes së thelluar të rrethanave të përvijimit apo inicimit të veprave të letërsisë së vjetër shqipe, të lidhura ngushtë dhe me institucione të shtypshkrimit në areale të caktuara të zhvillimeve kulturore në Evropë. Një argument i tillë ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të teksteve të vjetra shqipe, të orientuar prej kohësh dhe ndaj plotësimit të kontekstit historik të realizimit të veprave të letërsisë shqipe të shekujve XVI-XVII. Në një kohë të afërt me realizimin e këtyre veprave themelohen apo konsolidohen ente të shtypshkrimit dhe vatra të editorisë në arealin italik, fakt që sheh të përfshirë dhe autorët e tyre, në veçanti përpilues doracakësh apo fjalorë, tek të cilët mund të gjurmohet dhe e shprehur njohja e hallkave hierarkike të lejimit për shtyp. Autoritete të lejimit për shtyp marrin një rëndësi të shtuar në vitet e dekadat që pasojnë përmbylljen e punimeve të Koncilit të Trentit (1545-1563), duke u gjendur të përmendur dhe në tekstet hyrëse të veprave të sipërcituara. Prania e roli i tyre shënon ndjeshëm dhe historinë e veprave të letërsisë kishtare në gjuhën shqipe, të realizuara në shekullin XVI e më tej.Keywords:
Historik, kontekst historik, shqipërim, tipografi, tematikë specifike.Downloads
References
-
Një vëmendje e qartë ndaj kësaj periudhe dhe veprave që e përfaqësojnë mund të gjurmohet dhe në botimet institucionale (ndër të tjera ato të viteve 1959, 1983) me disa autorë, që i kushtohen veçanërisht historisë së letërsisë së shkruar shqipe, të parë në një vështrim sa kronologjik, aq dhe analitik e tematizues. Shih në veçanti botimin ad hoc me titull “Historia e letërsisë shqipe”, botim i Universitetit të Tiranës, Tiranë, v. 1, 1959, v. 2, 1960; shih sërish botimin me titull “Historia e letërsisë shqiptare”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1983.
-
Namik Ressuli, I più antichi albanesi, Giappichelli editore, Torino, 1978.
-
Namik Ressuli, Shkrimtarët shqiptarë: nga Buzuku tek arbëreshët e Greqisë, Pjesa I, Tiranë, 1941; botimi i dytë: Botime Pakti, Tiranë, 2007.
-
Në të vërtetë, gjetja e teksteve më të afërta referenciale që mund të jenë përdorur në rasë të përpilimit të librit të Gjon Buzukut ka qenë dhe mbetet një prej çështjeve më të trajtuara në traditën e brendësimit përmbajtësor të pjesëve përbërëse të tij. Për vetë kompleksitetin e brendisë, por dhe për faktin që në pjesë të caktuara përbërëse përmbajtja ndaj tekstit kanonik ishte një çështje normative, dhe vetë evidentimi i teksteve që janë konsultuar në përpilim është i rëndësishëm për studiuesit e veprës. Në vëllimin e vitit 1958 të përgatitur nga N. Ressuli një shtojcë e plotë në tekste dhe incipit-e lutjesh e pjesësh biblike mund të ndihmojë studiuesin në ndërtimin e përqasjeve apo krahasimeve në pikëpamje të shqipërimit, apo të përshtatjeve të mundshme të realizuara nga autori. Në vëllimin e dytë të botimit kritik e filologjik të vitit 1968, që kemi trajtuar dhe në punimet tona të mëparshme e që është përgatitur nga E. Çabej, shënime të caktuara që nuk kanë në qendër të vëmendjes vetëm tipare të veçuara të shkrimtarisë apo përdorimeve gjuhësore të autorit, ndihmojnë së tepërmi si në referimin ndaj librash kishtarë që mund të jenë modelet më të afërta të konsultuara, ashtu dhe në kuptimin e duhur të trajtave të caktuara, që interpretohen dhe mbi vetë formimin e dëshmuar prej përpiluesit. Referencialitetin ndaj teksteve të Vulgatës latine e gjejmë të shprehur në mënyrë konkrete dhe në punimin e vitit 1960 të përpiluar nga Martin Camaj (1925-1992), i cili analizon në krerë të caktuar pothuaj çdo aspekt përmbajtësor dhe ndërtimor të kësaj vepre, duke ndërmarrë analiza që hedhin dritë mbi nënsisteme të veçanta, por duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe vetë krahasimet me tekste në variante të tjera biblike, përfshirë dhe ato të përdorura në arealin kroat. Ndikimi latin dhe ai latino-roman mund të dëshmohet në disa aspekte, por në vështrimin studimor vetë terminologjia që qëndron në themel të vetë tematikës së librit dhe një sërë regjistrash gjuhësorë që shtjellohen në rubrika e krerë të përveçëm, bëjnë të mundur të reflektohet mbi vetë formimin e autorit apo përpiluesit, i cili dhe në pikëpamje ndërtimesh sintaksore vërteton argumentimin e sipërcituar.
-
E. Çabej, Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit të tyre, në Buletin i Shkencave Shoqërore, n. 2, 1959.
-
G. Fragnito, La censura ecclesiastica in Italia: volgarizzamenti biblici e letteratura all’Indice. Bilancio degli studi e prospettive di ricerca, në Reading and censorship in Early Modern Europe, Barcelona, 2010, f. 39-56.
-
Në frontespicin e botimit të parë të Dokrinës së krishterë (Romë, 1618) të shqipëruar nga Pjetër Budi do të mund të shquhen qartë referencat ndaj pontifikatit përkatës në të cilin shihte dritën e botimit kjo e fundit, si dhe ndaj përpilimit të modelit doktrinar nga ana e Roberto Bellarmino-s S.I (1542-1621). Çdo element i këtij frontespici, ashtu si dhe tekstet pasuese flasin qartë për një hierarki vlerash që shqipëruesi ynë i njihte mirë, duke qenë se i reflektonte më së miri dhe në një ecuri të përcaktuar në pjesët e veprës së tij. Në këtë botim të parë të Dokrinës së Bellarminos, që në kohën kur botohet varianti i Budit ishte kardinal i kishës së Romës, gjinden të evidentuara tekstet në gjuhën latine të aprovimit për shtyp dhe emra të përveçëm që janë pjesë e historikut të kësaj vepre. Në kuptimin e plotësimit të kuadrit të historikut të kësaj vepre, do të duhej të analizoheshin dhe ribotimet pasuese, që janë realizuar pas vdekjes së Budit, por që mbartin po aq qartë të njëjtat tipare, përfshirë faktin që vepërza në fjalë, mjaft e dobishme në procese të edukimit katekistik dhe fetar kishte tërhequr interesimin e enteve të shtypit të Kongregacionit të Propagandës, që themelohet disa vite më vonë, gjithnjë në shekullin XVII.
-
Shih ndër të tjera dhe E. Paci, Në përvjetor të 90-të të botimit të veprës “Gjurmime mbi tekstet e vjetra shqipe”, në Hylli i Dritës, n. 2, 2022, f. 49-59.
-
Shih në veçanti L. Nadin, “Meshari” i Gjon Buzukut. Skenare të reja, të dhëna të reja, në Studime filologjike, n. 1-2, 2019, f. 5-18.
-
M. Roques, Recherches sur les anciens textes albanais, Paris, 1932, f. 10.
-
Historiku i njohjes së autoriteteve të tilla, të ndërmenduara në rregullat përkatëse të përpiluara në proces të Koncilit të Trentit apo në referim ndaj punimeve të tij përbën një tjetër argument me rëndësi dhe në funksion të plotësimit të elementeve njohëse të historisë së letërsisë së vjetër shqipe. Në këtë vështrim, vetë tekstet që bëjnë të mundur të introduktohen më natyrshëm të tilla vepra janë një element orientues dhe ndaj pranisë së autoritetit censurues e në këtë rasë, dhe lejues të botimit përkatës.
-
Jo pak shkrime të Injac Zamputit (1910-1998) orientohen ndaj argumenteve të kësaj natyre: kemi parasysh edhe pikëpamjet e shprehura mbi rrethanat e zbulimit të Mesharit të Gjon Buzukut dhe hipotezat mbi mundësinë e përfshirjes së tij në indekse librash të ndaluar në fund të Pesëqindës apo më tej; kemi parasysh gjithashtu dhe shkrimet e thelluara dhe të mbështetura mbi analiza dokumentare në lidhje me rrethanat e vdekjes së Pjetër Budit, një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë kishtare shqipe të shekullit XVII. Trajtesat e Injac Zamputit janë cituar dhe vënë në dukje për rëndësinë e tyre dhe në vëllimet e botuara vite më parë mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe (përkatësisht në atë të vitit 1959), duke qenë se ka realizuar studime të përveçme mbi letërsinë e vjetër shqipe. Edhe latinisti e përkthyesi H. Lacaj (1909-1991) i ka kushtuar jetëshkrimit dhe vjershërimit të P. Budit studime të thelluara, të cilat në variantet më të përmirësuara kanë parë dritën e botimit në revistën Studime filologjike, përkatësisht gjatë vitit 1966, që mbahej si përvjetor jubilar i lindjes së këtij prelati të historisë e të letërsisë shqiptare.
-
Në vetvete, historiku i tipografive të caktuara e në veçanti i atyre nga të cilat kanë dalë veprat e letërsisë së vjetër shqipe përbën një burim të çmuar dhe në kuptimin e gjurmimit të mënyrës së qarkullimit të modeleve të shkronjave të përdorura për secilën prej tyre. Shih në veçanti Della Stamperia del Seminario di Padova memoria del direttore Gaetano Sorgato, Padova (coi tipi del Seminario), 1843.
-
P.sh., Teksti përmbyllës (Admonitio de erroribus) i Dicionarit latinisht-shqip (1635) të Frang Bardhit përmban dhe shprehje të thukëta në gjuhën latine, por dhe vetë vetëdijen e autorit për vështirësinë e përgatitjes së një vepre të tillë për shtyp. Një fakt i tillë rishtron çështjen e njohjes së gjuhës shqipe në një kontekst të tillë, si dhe të përfshirjes së veprave me tematikë të përcaktuar në veprimtaritë botuese të kohës. Për interpretime të posaçme mbi pjesët introduktive apo dhe përmbyllëse të këtyre veprave, në veçanti të atyre te Pjetër Budit, rikujtojmë paragrafët gjegjëse interpretuese në veprën e mirënjohur të filologut frëng Mario Roques (1875-1961), pikërisht Recherches sur les anciens textes albanais, Paris, 1932, f. 22-31.