Krimet e Malit të Zi në lugun e Baranit dhe thyerja e flamurit malazez nga Selim (Ahmet) Gërvalla në vitin 1913

Autorët

  • Luan Tetaj

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3717

Abstract

Mali i Zi gjatë vitit 1913 ka kryer krime shumë të rënda në Lugun e Baranit. Ushtria dhe xhandarmëria malazeze në koordinim edhe me kishën ortodokse serbe bënin plane shumë të rënda për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Malazezët përpara se të fillojnë me procesion e konvertimit të popullatës shqiptare në fenë ortodokse, fillimisht e kryen procesin e çarmatimit të popullatës për t’u siguruar se procesi i konvertimit do realizohet me sukses. Përmes kërcënimeve të armëve ushtria malazeze në krye me Savë Llazareviqin e nxjerrin popullatën shqiptare në rrugë duke i drejtuar për t’u konvertuar në fenë ortodokse në Kishën e Gorozhdecit dhe në Patrikanën e Pejës. Familjet që e kundërshtonin urdhrin malazez pushkatoheshin në mënyrën më mizore nga ushtria dhe xhandarmeria malazeze. Për ta mbrojtur popullatën shqiptare të Lugut të Baranit që mos konvertohet në fenë ortodokse, Selim Gërvalla te Ura e Gurit në Pejë e kishte thyer flamurin malazez për të kundërshtuar më çdo kusht planet e pushtuesve malazezë.

Keywords:

Mali i Zi, Serbia, Mbreti Nikolla, Savë Llazareviqi, Lugu i Baranit, krimet, Selim Gërvalla.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Tefik Geci, Bajram Curri, në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, 1878-1912 (temë e magjistraturës), Prishtinë, 1980, f. 310: Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Instituti i Historisë, Prishtinë, Prishtinë, 2003. f. 141; Isa Bicaj, Pushtimi i Pejës nga Mali i Zi në vitin 1912, (punim në dorëshkrim).

  2. Po aty, f. 142.

  3. Nikë Ukgjini, “Kërcënimi sllav-krahina e Rugovës në shtigjet historike më 1913, Rugova kryengritja dhe masakrat më 1918-1919”, Kumtesa të simpoziumit shkencor “100-vjetori i kryengritjes dhe i masakrave të Malit të Zi dhe të Serbisë në Shtupeq dhe në katunde të tjera të Rugovës, më 1919”, Instituti i Historisë, “Ali Hadri”, Prishtinë, Prishtinë, 2022, f.

  4. Duke iu referuar statistikave të bëra nga autoritetet osmane në vitin 1908-1909, tregojnë qartë se qyteti i Pejës kishte 72.5% popullsi shqiptare, ndërsa popullsi serbe kishte 19%. Ndërsa, duke iu referuar statistikave austro-hungareze të vitit 1916 tregojnë se në qytetin e Pejës ishin 83.1% shqiptarë dhe 19.9% serbë. Situata e ngjashme ishte edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

  5. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë, 2003, f. 179.

  6. Nikollë Loka, “Lufta e pushtuesve serbë e malazezë ndaj shkollimit shqip në qarkun e Pejës në vitin 1912-1941”, Kumtesa të simpoziumit shkencor “100-vjetori i kryengritjes dhe i masakrave të Malit të Zi dhe të Serbisë në Shtupeq dhe në katunde të tjera të Rugovës, më 1919”, Instituti i Historisë, Ali Hadri, Prishtinë, Prishtinë, 2022, f. 236; Zef Mark Harapi, Ditt e Trishtimit në N’Pejë e nder rrethe 1912-1913, (Redaktor Dom Nikë Ukgjini), Dukagjini, Pejë, 2004, f. 104.

  7. Fehari Ramadani, Kontributi i Austro-Hungarisë për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shqiptare, 1900-1912, Arbëria Design, Tetovë, 2010, f. 109.

  8. Bajram Shatri, Arsimi fillor në Kosovë në shekullin XX, sfida, dëshmi, fakte I, Shtëpia Botuese: Libri Shkollor, Prishtinë, 206. f. 34.

  9. Po aty.

  10. Nikollë Loka, “Lufta e pushtuesve serbë e malazezë ndaj shkollimit shqip në qarkun e Pejës në vitin 1912-1941”..., f. 236; Zef Mark Harapi, Ditt e Trishtimit në N´Pejë e nder rrethe 1912-1913..., f. 104.

  11. Savë Llazareviqi i njohur më nofkën Batara, u lind në vitin 1849. Savë Llazareviqi ishte oficer malazez, pjesëmarrës në luftërat e viteve 1876-1878, si dhe në luftërat e viteve 1912-1918. Nga viti 1912 deri në vitin 1916 ishte emëruar komandant i xhandarmërisë ushtarake serbo-malazeze në pjesët e pushtuara malazeze në Rrafshin e Dukagjinit, anëtarët e së cilës njiheshin si burra me krahë, për shkak të shenjave që mbanin në kapelat e tyre, ku paraqitet një shqiponjë me krahë hapur. Ai u shqua për masakrat e kryera gjatë vitit 1913 kundër popullit shqiptar në Rugovë, Pejë, Lugu i Baranit, Deçan dhe Gjakovë. Sava vdiq me vëllain e tij Vuçetin në vitin 1943, duke u mbrojtur nga komunistët në shtëpinë e tyre (kulla e Lazarevicit) në Lipovë të Epërme afër Kolashinit. Pasi iu mbarua municioni, ata hodhën në erë veten me një granatë dore në moshën 93-vjeçare. Sava, padyshim që ishte njeri ndër oficerët malazezë më famëkeq dhe më kriminel që kishte shkelur ndonjëherë në mbarë trevat shqiptare. Ai ka kryer krime shumë të rënda kundër popullit shqiptar të Kosovës.

  12. Zekeria Cana, Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare, 1903-1914, Prishtinë, 1986, f. 147.

  13. Zekria Cana, “Kthimi i shqiptarëve me dhunë në fenë ortodokse më 1912-1913 (Dokumente)”, Dituria islame Nr. 63, Prishtinë, 1994. f. 25.

  14. Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbin popullin shqiptar, 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, 1996, f. 37.

  15. Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, fondi: Državni Arhiv Cerne Gore Cetinje, DVCG, Ministarstvo Unutrašnjin Dvela Upravno Odelsnijem, MUDUO, (1912-1914).

  16. Selim Gërvalla u lind në vitin 1868 në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. U rrit dhe u edukua në një familje me tradita të larta kombëtare. Selim Gërvalla ishe njëri ndër personalitetet më të shquara që e kundërshtoi fuqishëm ndërrimin e fesë në Lugun e Baranit dhe më gjerë. Selim Gërvalla kishte lenë trashëgimtarët, djemtë: Rexhepin, Demushin dhe vajzat Ryvën dhe Ajshen.

  17. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Fondi personal Muharrem Gërvalla nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913.

  18. Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, fondi: Dokumente bullgare 1912.

  19. Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbin popullin shqiptar..., f. 38, 39.

  20. Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, fondi: Državni Arhiv Cerne Gore-DACG-Cetinje, Ministarstvo Imostranih Djela-MID (1913).

  21. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze..., f. 185; Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze, 1900-1916 (punim magjistrature), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë, Prishtinë, 1976, f. 86.

  22. ASHAK, Fondi personal i Muharrem Gërvallës nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913.

  23. Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, fondi: Državni Arhiv Cerne Gore-DACG-Cetinje, Ministarstvo Imostranih Djela-MID (1913).

  24. Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, fondi: Državni Arhiv Cerne Gore-Cetinje-DACG, Ministarstvo Unutrosšnjin Dvela Upravno Odelsnije-MUDUO, (1912-1914).

  25. Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, fondi: Državni Arhiv Cerne Gore-Cetinje DACG, Ministarstvo Imostranih-Djela MID (1913).

  26. Zekeria Cana, Historia nuk shkruhet me kallëzime odash, Gazeta Bota Sot, 28, qershor, Prishtinë, 2003, f. 13.

  27. Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbin popullin shqiptar..., f. 155.

  28. Po aty, f. 157.

  29. Zef Mark Harapi, Ditt e trishtimit N’Pejë e nder rrethe/1912-1913, Dukagjini, Pejë, 2004, f. 88, 89.

  30. Po aty, f. 90.

  31. Zekria Cana, Kthimi i shqiptarëve me dhunë në fenë ortodokse më..., f. 23.

  32. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze..., f. 186.

  33. Mark Krasniqi, Lugu i Baranit, Monografi etno-gjeografike..., f. 100.

  34. ASHAK, Fondi personal Muharrem Gërvalla nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913.

  35. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze..., f. 186.

  36. ASHAK, Fondi personal Muharrem Gërvalla nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913.

  37. Po aty.

  38. Po aty.

  39. Zekria Cana, Kthimi i shqiptarëve me dhunë në fenë ortodokse më 1912-1913..., f. 23.

  40. ASHAK, Fondi personal Muharrem Gërvalla nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913.

  41. ASHAK, Fondi personal Muharrem Gërvalla nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913: Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, f. 186; Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze 1900-1916 (punim magjistrature), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë, Prishtinë, 1976, f. 86; Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptare-malazeze në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (Disertacion), Republika e Shqipërisë, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë 1998, f. 139, 142; Kohën e fundit kanë filluar të shkruajnë rreth thyerjes së flamurit malazez njerëz që nuk janë të fushës dhe që nuk e njohin fare historinë e kësaj ngjarjeje. Studiuesi Isa Bicaj është njëri ndër njohësit më të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-malazeze. Gjatë hulumtimeve në terren në vitin 1974 për të përgatitur punimin e magjistraturës, më vonë edhe të doktoratës, dëshmon me argumente rreth thyerjes së flamurit malazez. Në librin e tij Marrëdhëniet shqiptaro malazeze, 1845-1912, botuar nga Instituti i Historisë, Prishtinë 2003, e shpjegon në mënyrë të argumentuar thyerjen e flamurit malazez nga Selim (Ahmet) Gërvalla. Gjatë punës në terren në tetor të vitin 1974, profesor Bicaj kishte intervistuar njerëz të shquar në Lugun e Baranit në lidhje me thyerjen e flamurit malazez. Ndër njerëzit më të mençur të kësaj treve ishte padyshim Zekë Jusuf Gërvalla, plak në moshën 83-vjeçar. Zekë Gërvalla në vitin 1913 kur është thyer flamuri malazez ishte në moshën 22-vjeçare, dhe shumë mirë e mbante mend ngjarjen që kishte ndodhur në Pejë. Në tetor të vitit 1974 në intervistën e tij dhënë profesor Bicajt, Zekë Jusuf Gërvalla në mënyrë objektive tregon ngjarjen dhe thyerjen e flamurit malazez nga Selim (Ahmet) Gërvalla. Zekë Jusuf Gërvalla përveç së ishte dëshmitar i ngjarjeve që kishin ndodhur në vitin 1913 në Lugun e Baranit, por edhe u rrit me lavdin e ngjarjes në fjalë, sepse kjo ngjarje ishte pjesë e pandashme e diskutimeve nëpër odat e Rrafshit të Dukagjinit. Profesor Isa Bicaj, për ta argumentuar sa më fuqishëm thyerjen e flamurit malazez, kishte vajtur edhe në Vranoc në Kullën e Bajraktarëve, për të marr versionin e tyre rreth thyerjes së flamurit malazez në vitin 1913. Po ashtu në tetor të vitit 1974, profesor Bicaj e kishte marrë në intervistë Musli Bajraktarin plak në moshën 72-vjeçare. Profesor Bicaj pasi e hapi diskutimin lidhur më thyerjen e flamurit malazez, kërkoi që në mënyrë sa më objektive të dëgjojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje. Pasi diskutuan gjerë e gjatë për ngjarjen në fjalë, shumë të rëndësishme për rajonin e Lugut të Baranit dhe më gjerë, Musli Bajraktari iu drejtua profesorit Bicaj më këto fjalë: “Ashtu siç të ka treguar Zekë Jusuf Gërvalla ngjarjen për thyerjen e flamurit malazez nga Selim Ahmet Gërvalla në vitin 1913 është e vërtetë”.

  42. Po aty.

  43. ASHAK, Fondi personal Muharrem Gërvalla nr. 704, shënime për konvertimin e popullsisë shqiptare në fenë ortodokse në Lugun e Baranit në vitin 1913.

  44. Miranda Vickers, Midis serbëve dhe shqiptarëve, një histori e Kosovës, Botime Toena, Tiranë, 2004, f. 111.

  45. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze..., f. 167.

Downloads

Published

2024-01-20

How to Cite

Tetaj, Luan. 2024. “Krimet E Malit Të Zi Në Lugun E Baranit Dhe Thyerja E Flamurit Malazez Nga Selim (Ahmet) Gërvalla Në Vitin 1913”. Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:61-80. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3717.

Numër

Section

Artikuj