Synimet e politikës detare të Skënderbeut, përpjekjet për afirmim politik në hapësirën Adriatike

Autorët

  • Ardian Muhaj

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3734

Abstract

Kur përshkruajmë dhe analizojmë historinë e cilësdo periudhë duhet të kemi parasysh se aspekti politik zë vetëm një pjesë në tërësinë e ndërlikuar të ngjarjeve. Cilado qoftë periudha nën shqyrtim, një numër aspektesh të tjera duhet të merren në analizë për të krijuar një pamje sa më të plotë si historia ekonomike, kulturore, artistike, dhe historia e jetës së përditshme mes shumë tjerash. Zotërimet e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, kanë pësuar evoluim ekonomik gjatë shekullit XV që nga momenti kur Kruja merret nga Kastriotët e derisa këto zotërime bien në duart e Venedikut pas vdekjes së Skënderbeut. Periudha e Skënderbeut përbën edhe momentin e vlerësimit gjithnjë e më të madh ekonomik të këtyre zotërimeve.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. “Ishte një kohë kur studimet mbi luftën mesjetare përqendrohen kryesisht vetëm tek betejat”. Andrew Ayton and Sir Philip Preston Bart, The Batle of Crecy. 1346, Boydell & Brewer, Woodbridge, 2007, f. 11.

  2. Dokumentacioni osman tregon se Kruja kishte marrë privilegjin e përjashtimit nga taksat menjëherë pas marrjes nga osmanët në 1394. İnalcık, H., "Arnawutluk", The Encyclopaedia of lslam, vol. I, f. 654. Oliver Jens Schmitt, Arbëria venedike (1392-1479), Tiranë, 2014, f. 184 -185.

  3. Acta Albaniae Veneta Saeculorum XIV et XV. Josephi Valentini S. J. Labore reperta et Transcripta Ac Typis Mandata. Centro internazionale di Studi Albanesi Palermo/ Istituto Universitario Orientale Napoli/ Istituto di Studi Albanesi del’ Universita di Roma/ Fondazione Giorgio Cini Venezia/ Ponteficio Istituto di Studi Orientali Roma, 1967… (Më tej AAV) II, nr. 703 ku Këshilli i Pregadëve udhëzonte bailiun dhe kapitenin e Durrësit të bënte sa kishte mundësi që Kruja të merrej prej tyre: “in volendo toto posse suo procurare quod locus Croye veniat as manus nostras”. Aurel Plasari, Skënderbeu. Një histori politike, Tiranë, ISSH “Gjergj Fishta”, 2010, f. 303.

  4. Mbi dinamikën e pranisë dhe zhvillimin e rivalitetit mes këtyre dy aktorëve të rinj politikë në trojet shqiptare në shek. XV-XVI shih: Ardian Muhaj, Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII. Mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Tiranë: Instituti i Historisë, 2022, f. 63 dhe Idem, “The Origins of the Rivalry between the Ottomans and Venice in the Adriatic”, kumtesë e mbajtur në International Yildirim Bayezid Symposium, Turkish Historical Society, Bursa, 27-29 November 2015.

  5. Selami Pulaha, “Shpronësimi i klasës feudale shqiptare nga toka dhe rrugët e integrimit të një pjese të saj në klasën feudale osmane në shek. XV”, Studime historike, nr. 3/ 1982, f. 139-165. Ribotuar në Studime për epokën e Skënderbeut. Redaktorë, Selami Pulaha, Luan Malltezi, Përparime Huta, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 1989, f. 252-281. Një pasqyrim të dukurisë së integrimit në sferën e sundimit osman të spahinjve të krishterë e jep Halil Inalcik, “Timariotes chrétiens en Albanie au XV. siècle d' après un registre de timars ottoman”, në Mitteilungen Österreichischen Staatsarchivs nr. 4 (1951), 118-138.

  6. H. Inalcik, Arnawutluk, f. 675.

  7. Mbi dinamikën e evoluimit të situatës pronësore të fisnikërisë shqiptare në shek. XV shih S. Pulaha, “Shpronësimi i klasës feudale shqiptare nga toka dhe rrugët e integrimit”, f. 139-165.

  8. Halil İnalcık, Hicrî 835 tarihli Sûret-i defter-i sancak-i Arvanid, Ankara, Türk Tarih Kurumu Basımevi, 1954.

  9. Venediku e nisi zgjerimin e sundimit të vet në “terraferma” ose në Italinë Veriore në të njëjtën kohë me shtrirjen e saj në Adriatikun Lindor. Ndërmjet 1392 dhe 1405, krijoi provincën e saj shqiptare duke dalë në kufi tokësor për herë të parë me osmanët. Në More mori Nauplian (1388), Lepantin (1393), Argosin (1394), Patrasin (1408), Selanikun (1423). Në Itali Treviso (1387), Padova (1405), Verona (1402), Vicenza (1404), Belluno (1420), Brescia (1426), Bergamo (1428), Crema (1454), Lago Garda (1441), Rovereto (1416). John Law, “The Venetian Mainland State in the Fifteenth Century.” Transactions of the Royal Historical Society, 6th series, 2 (1992), f. 153-174.

  10. Ardian Muhaj, Nga Ballkani në Mesdhe. Shqiptarët prej Mesjetës në agimin e Kohës së Re, Tiranë: Instituti i Historisë, 2019, f. 57.

  11. Edhe në gjysmën e shek. XV kur familja e Balshajve ishte shkërmoqur politikisht dhe Venediku i kishte marrë të gjitha zotërimet e dikurshme të tyre, Skënderbeu synonte të paraqitej në përballjen e tij me Venedikun si pasardhës legjitim i Balshajve. Këtë natyrisht Skënderbeu nuk e pretendonte në bazë të trashëgimisë familjare por të legjitimitetit politik. Përballja e gjatë mes Balshajve dhe Venedikut për sundim në zonën e bregdetare të Shqipërisë Veriore përshkruhet nga Pranvera Bogdani, Lufta e Principatës së Balshajve dhe e sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e para të shek. XV. Tiranë, 1984.

  12. Alain Ducellier, La façade maritime de l’Albanie au moyen âge. Durazzo et Valona do XIeme au XVe siècle, Selanik, 1981, f. 519-520.

  13. AAV, II, 387. O. J. Schmitt, Arbëria venedike, f. 203-208. Po ashtu Bernard Doumerc, “Adriatiku nga shekulli XIII në shekullin XVIII”, në Historia e Adriatikut, dir. Pierre Cabanes, Tiranë, 2005, f. 225-229.

  14. Gjon Berisha, “Agjenti dhe tregtari Filip Barelli në oborrin e Balshajve: influenca e tij në gjysmën e dytë të shek. XIV”, Studime historike, nr. 1-2 (Tiranë 2018), f. 37-54.

  15. Giuseppe Valentini, “Apunti sul regime degli stabilimenti veneti in Albania nel secolo XIV e XV”, Studi Veneziani, 8 (1966), f. 235.

  16. “Major utilitas Durrachi est sal”, thuhej në një vendim të Senatit. AAV, II, 474.

  17. Në vitin 1402, konflikti arriti në një sulm mbi depot më të mëdha të kripës në Shën Shirgj ku banorët grabitën mijëra thasë kripe. G. Gelcich, La Zedda, f. 211. Kjo natyrisht nuk duket se është e palidhur me ekzekutimin e Konstantin Balshës pretendent sundimtar i Krujës nga vetë Venediku në Durrës ku ishte ftuar si duket me dredhi. A. Plasari, Skënderbeu, f. 256-257. O. J. Schmitt, Arbëria venedike, f. 191.

  18. Ludovico Giustiniani kishte qenë në 1410 kryekështjellar në Durrës dhe Dionisio kandidat për ofiqin e arkipeshkvit po aty (1414). Francesco Giustiniani kish marrë përsipër misionin e vështirë diplomatik tek Musa (1409). AAV, V, 1419; 1573; VI 1724.

  19. Michele Contarini ishte krahas Pietro Querinit njëri nga dy proveditorët që morën Durrësin më 1392. AAV, II, 456. Në vitin 1409 Bartolomeo Contarini ushtronte funksionet e tij si proveditor i Lezhës. Arriti të bëhej më 1417 bail i Durrësit. AAV, V, 1497; VI 1605; VIII 2017. Në të njëjtën kohë në vitet 1416 dhe në 1417 Albano Contarini ishte kont i Shkodrës. Më 1418 bënte tregti në Shqipëri Madalino Contarini. Jorga, Notes I 2e série 502v, f. 341. Ndërsa Pietro Contarini ishte tregtar dhe më 1432 kur vdiq ishte bail i Durrësit. AAV, V, 1250; XIV, 3529. O. J. Schmitt, Arbëria venedike, f. 342-343.

  20. Në gusht 1405 u shpall shpërblim për kokat e Balshës III dhe nënës së tij. AAV, III, nr. 1157.

  21. Historia e Balshajve diskutohet me të gjitha hollësitë nga Giuseppe Gelcich, La Zedda e la dinastia dei Balsidi, Split, 1899.

  22. G. Gelcich, La Zedda, f. 331.

  23. Një prej tyre ishte Stefan Maramonte, mesa duket nip i Balshës III në linjë femërore dhe që pak vite pas vdekjes së Balshës III, në 1430 Venediku jep urdhër të gjendet mënyra për vrasjen e tij. A. Plasari, Skënderbeu, f. 249.

  24. AAV, I, 1967, nr. 497, 542.

  25. AAV, 1/1, 1967, dok. nr. 497, 667. Pasqyrimin e përbërjes etnike të administratës venedikase në zonën e sundimit të saj në Shqipëri, apo asaj që quhet “Albania Veneta”, e kemi prezantuar në Konferencën e organizuar nga Instituti Kulturor Rumun i Venecias: Ardian Muhaj, “The Officials of the Albania Veneta during the Fifteenth Century. A Prosopographical Approach”, Convegno Internazionale di Studi. “Venezia e l’Europa Orientale tra il tardo Medioevo e l’Eta Moderna, Instituto Romeno di Venezia, Venezia, 19-20 prill, 2015. Të dhënat e hulumtimit tonë e konfirmojnë këtë politikë përjashtuese ndaj shqiptarëve, pasi asnjë nga zyrtarët e administratës venedikase në Shkodër, Drisht e Lezhë për periudhën 1393-1479 nuk rezulton shqiptar. E njëjta gjë ndodh edhe për Ulqinin dhe Tivarin në periudhën 1403-1571 dhe për Durrësin në periudhën 1392-1501.

  26. AAV, VII, 1972; 2014; 2017; 2021; 2049; 2054; AAV, VIII, 2178; 2180; 2159; 2198; N. Beldiceanu, Le timar dans l’Empire ottoman (début XIV – XVI siècle). Wiesbaden 1980, f. 51 etj; H. Inalcik, Timariotes, f. 130 etj; A. Ducellier, Façade maritime des Kastriotes, f. 126.

  27. Ky traktat miqësie osmano-raguzan rikonfirmohet pas secilës krizë të brendshme në shtetin osman ose në ekuilibrin e forcave në Ballkan, si më 1408, 1414, 1430, 1442, etj. A. Plasari, Skënderbeu, f. 299 dhe bibliografia e sjellë aty.

  28. Në mars 1447 Senati i Raguzës miraton vendimin për furnizimin me barut të Skënderbeut. Jovan Radonić, Đurađ Kastriot Skenderbeg i Arbanija v XV veku, 1942, nr. 14; A. Plasari, Skënderbeu, f. 392.

  29. Vetëm Karl Topia kishte ngritur një flotë të vetën dhe më 1383 më në fund e mori qytetin. O. J. Schmitt, Arbëria venedike, f. 177.

  30. A. Plasari, Skënderbeu, f. 394-396.

  31. Letër e Këshillit të Pregadëve për komandantin e Gjiut: “nostra civitate Durachij, que stat in periculo propter novitatem quam facit contra eam Scanderbegus”. AAV, XIX, nr. 5338.

  32. Këshilli i Pregadëve, më datë 4 maj 1448, miraton vendimin për vrasjen e Skëndërbeut “quod habet modum dandi vel dari faciendi mortem Scandarbeco inimico nostro”. AAV, XX, nr. 5357. O. J. Schmitt, Arbëria venedike, f. 206; A. Plasari, Skënderbeu, f. 396. Tjetër vendim i datës 27 qershor 1448 ku udhëzohet konti kapedani i Shkodrës që të bëjë të mundur që sulltani të dërgojë forcat për ta ndëshkuar Skënderbeun dhe mundësisht edhe për ta ekzekutuar (sed de mondo ejiciatur). AAV, XX, nr. 5375.

  33. D. Karbić, Defining the Position of Croatia During the Restauration of Royal Power (1345–1361). An Outline, in “The Man of Many Devices, Who Wandered Full Many Ways…” Festschrift in Honor of Janos M. Bak, eds. B. Nagy, M. Sebők, Budapest 1999, f. 520-526.

  34. Lidhur me kontrabandën shih AAV, III, 717; 1023; 1029; 1064, etj.

  35. AAV, III, 1178; A. Stahl, The Venetiari Tornesello. A Medieval Colonial Coinage. Neë York 1985. Njihen njëzet tipe folaresh nga Shkodra prej periudhës së Gjergjit II Balsha (1385-1403). Luan Malltezi, Qytetet e bregdetit shqiptar gjatë sundimit venedikas në vitet 1392-1478: aspekte të jetës së tyre, Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1988, f. 34, etj.

  36. AAV, XXIII, 6540.

  37. AAV, III, 856; 878; 919; 937; 1021; 1023; 1064; 1081.

  38. J. C. Hocquet, Le Sel et la fortune de Venise, vëll. I, f. 243.

  39. “Turchi ui sunt in Aualona et partibus illis qui non permittunt caravanas, mussolatos neque mercationes aliquas venire Durachium sed faciunt eas descendere ad Aualonam et ibi accipere de sale et aliis rebus suis”, AAV, pars II, tom 10, nr. 2275, f. 63; P. Xhufi, Nga Paleologët tek Muzakajt, f. 336, 337.

  40. O. J. Schmitt, Arbëria venedike, f. 142-143.

  41. AAV, XII, 2965. AAV, XIV, 3467.

  42. AAV, XII, 2944.

  43. AAV, XXIII, 6330.

  44. Mbi lidhjet e ngushta mes Kastriotëve dhe Raguzës si edhe mbi rëndësinë e Kepit të Rodonit për mbajtjen e këtyre lidhjeve shih: A. Ducellier, La façade maritime de l’Albanie au Moyen Âge. Durazzo et Valona., f. 61. A. Ducellier, La façade maritime de la principauté des Kastriotes, in L’Albanie entre Bysanze et Venice Xe-XVe siècle, Selanik, 1987, f. VI.

  45. A. Plasari, Skënderbeu, f. 243-245.

  46. O. J. Schmitt, Arbëria venedike f. 290.

  47. J. Radonic, Djuradj Kastriot, 31 dhjetor 1463, nr. 262 dhe 9 shkurt 1465, po ai, nr. 291. Ka pak të dhëna për Kepin e Rodonit përpara shek. XV dhe prandaj duket se Kepi i Rodonit, nuk ka qenë i banuar dendur. Ky Kep kishte një pozitë të shumë të mirë për karvanët tregtarë që vinin nga Dalmacia. Kjo shpjegon edhe arsyen përse në fillim ai del në histori si një strofkë piratësh. Anijet raguzane u sulmuan dy herë nga banorët e shën Athanasit të Rodonit, më 23

  48. janar 1324 dhe më 9 mars 1335. Alain Ducellier, «Gjendja e Kepit të Rodonit në fillim të shek. XV sipas disa dokumenteve raguzane », Studime historike, 1/ 1977, f. 123-132.

  49. Avner Greif, Institutions and the path to the Modern Economy.Lessons from Medieval Trade, Cambridge University Press, New York, 2006, f. 3.

  50. Mbreti anglez ishte vasal i mbretit francez, ngaqë kishte në zotërim feudal pjesën jugperëndimore të Francës, me qendër Bordo. Pra, edhe pse ishte sovran në Angli nga njëra anë, nga ana tjetër ishte vasal në Francë. Literatura rreth kësaj situate dhe problemeve dinastike që çuan në zhvillimin e Luftës Njëqindvjeçare është e gjerë. Ne e kemi përmbledhur në punimin tonë: Ardian Muhaj, Portugal e a Coroa de Aragão nos séculos XIV-XV. A Guerra dos Cem Anos e a sua influência na decadência da Catalunha e na expansão de Portugal, (tezë masteri), Lisbonë: Universitetit i Lisbonës, 2006.

Downloads

Published

2024-01-22

How to Cite

Muhaj, Ardian. 2024. “Synimet E politikës Detare Të Skënderbeut, përpjekjet për Afirmim Politik Në hapësirën Adriatike”. Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:357-68. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3734.

Numër

Section

Kumtesa