Shqipëria, nyjë përplasjesh dhe nyjë marrëveshjesh
(Emine Arifi - Bakalli, Drejt eliminimit të faktorit shqiptar në Ballkan: Qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, 1935-1939, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2023, 516 f.)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3740Abstract
“Drejt eliminimit të faktorit shqiptar në Ballkan”, më posaçërisht: “Qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, 1935-1939”, ky është libri më i ri i prof. dr. Emine Arifi - Bakalli. Që në krye do të thosha se është një libër që të merr me vete, siç rrallë na ndodh me botimet e zhanreve studimore. Megjithatë, parapëlqeva ta lexoja pa ngut, me laps në dorë dhe me një tufë letrash për shënime. Në fund, i pashë një më një gjithë sa kisha shënuar dhe një përmbledhje të tyre zgjodha ta sjell më poshtë. Si fillim, pse pikërisht kjo temë? Ajo, tema, është njëra prej shumë syresh, e cila ka qenë aty prej aq e kaq kohësh, tokë djerrë, në pritje që dikush të merrte plugun. Prof. Arifi - Bakalli i hyri ta lëronte djerrinën me kujdesin e një bujku të mirë. Sidoqoftë, në qasjen time, tema në vetvete dhe koha si subjekt trajtese, nuk janë këta elementë që marrin shumë vëmendje. Mbi të gjitha mbetet cilësia e lëvrimit të lëndës.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-01-22
How to Cite
Lalaj, Ana. 2024. “Shqipëria, Nyjë përplasjesh Dhe Nyjë marrëveshjesh: (Emine Arifi - Bakalli, Drejt Eliminimit Të Faktorit Shqiptar Në Ballkan: Qëndrimi I Jugosllavisë Ndaj Shqipërisë Dhe shqiptarëve, 1935-1939, Prishtinë: Instituti I Historisë ‘Ali Hadri’, 2023, 516 f.)”. Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:399-404. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3740.
Numër
Section
Recension
