Akademike Edi Shukriu (1950-2023)

Autorët

  • Emine Hajdari

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3746

Abstract

Me 17 janar 2023, në moshën 72 vjeçare, ndërroi jetë akademike Edi Shukriu. Edi Shukriu u lind në Prizren në vitin 1950. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Po aty mbaroi edhe studimet e magjistraturës (1979), ndërsa studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës (1990). Karrieren profesionale e filloi në Muzeun e Kosovës, ku punoi gjatë viteve 1974-1979, për të vazhduar më pas në Universitetin e Prishtinës nga viti 1979 deri në vitin 2020. Në Fakultetin Filozofi, Departamenti i Historisë, ligjëroi kurse në nivelin bachelor; Arkeologji, Histori e Lindjes së Lashtë, Histori e Greqisë dhe Romës, ndërsa në nivelin master: Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore. Ajo inicioi dhe themeloi Degën e Antropologjisë, drejtimi Arkeologji në Fakultetin Filozofik, ku ligjëroi kurset: Historia e Qytetërimeve, Historia Antike, Arkeologjia e Kohës së Gurit dhe Arkeologji Dardane.

Downloads

Download data is not yet available.

Additional Files

Published

2024-01-22

How to Cite

Hajdari, Emine. 2024. “Akademike Edi Shukriu (1950-2023)”. Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:439-40. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3746.

Numër

Section

In Memoriam