Kontributi atdhetar i Esat Myftarit

Esat Myftari, Vdekja jote jeta ime, Prishtinë, 2020, f. 287

Autorët

  • Kosovar Basha

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi45.4182

Abstract

Esat Myftari është një qytetar pejan, i lindur më 1940, në një familje të vjetër të këtij qyteti. Veprimtaria e tij letrare u shqua qysh në bankat sa ishte gjimnazist si dhe më vonë në përvojën e tij të shkurtër në gazetën “Rilindje”. Kalvari i jetës së tij deri më 1991 ishte i kushtëzuar nga ndikimet politike të rrethanave në Shqipëri ku ai emigroi më 1963. Kurse, nga viti 1991 u bë deputet i Parlamentit të parë pluralist, e më 1992 me fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë emërohet nga ministri i jashtëm Alfred Serreçi, drejtor i Drejtorisë për Diasporë. Afërsisht 2 vjet ishte edhe ambasador i Shqipërisë në Riad, pastaj përkthyes dhe pas vitit 2000 iu përkushtua tërësisht shkrimeve. Kontributi i tij është me vlerë në fushat historiko-politike pasi zbërthej tema të ndryshme duke i rrumbullakuar me libra të frytshme. Po veçojmë disa nga librat e tij: “Emrush Myftari”, Pejë, 2011; “Enver Hoxha dhe Kosova”, Tiranë, 2016; “Esat Mekuli profili politik”, Prishtinë, 2018, si dhe libri i tij fundit që po e prezantojmë “Vdekja jote, jeta ime”, botuar në Prishtinë më 2020.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-03-15

How to Cite

Basha, Kosovar. 2024. “Kontributi Atdhetar I Esat Myftarit: Esat Myftari, Vdekja Jote Jeta Ime, Prishtinë, 2020, F. 287”. Kosova, no. 45 (March). Prishtinë, Kosovë:277-82. https://doi.org/10.62609/ks.vi45.4182.

Numër

Section

Artikuj