Diplomacia e fuqive të mëdha dhe kryengritja shqiptare e vitit 1911
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v12i35-36.5226Abstract
Shtetet që përbënin grupin e Fuqive të Mëdha në Evropë në dekadën e parë të shekullit XX ishin në kërkim të interesave të veta
politiko-diplomatik. Secila prej tyre shfaqte interes për ta ruajtur ekuilibrin e forcave si një nga mundësitë më të mira për paqen dhe
qetësinë në rajon dhe Evropë. Disa nga Fuqitë e Mëdha parapëlqenin ruajtjen e status quo-së si një mundësi reale për ruajtjen e interesave të tyre. Status quo e favorizonte gjithashtu edhe Perandorinë Osmane por jo edhe popujt që sundoheshin prej saj.
