Konferencë shkencore ndërkombëtare “Jeta dhe vepra e Nënës Terezë”
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v12i35-36.5245Abstract
Për Nënën Terezë është shkruar mjafit si nga autorë të huaj dhe shqiptarë. Figura e saj është ngritur përmes veprave të saj, për vizionin dhe largpamësin e saj si misionare. Ajo ishte figurë qendrore e Vatikanit. Në literaturën e huaj, femijëria dhe rinia e saj pak figuron dhe këtë qëndrim Dr. Gëzim Alpion në punimin e tij Nënë Tereza, kombi shqiptarë dhe Ballkani, e quan tendenciozë. Po kaq tendencioze është edhe përpjekja për ta paraqitur si jo shqiptarë, gjë që ajo e ka mohuar ende pa u paraqitur një mendim i tillë. qysh në vitin 1979, në Oslo, ku nderohet me Çmimin Nobel.
Sebastian Vazhakala, prift nga Kalkuta, tha se kremtimi i 100 vjetorit të lindjes së nënës Terezë është koha e të menduarit, përtëritjes
dhe begatimit shpirtëror për njerëzit. Në kumtesën e tij Karizma e Nënës Terezë, ai pohon se karizma e saj është thesar i pashtershëm për të gjithë njerëzit e të gjitha feve. Z. Vazhakala foli për kontributin e saj në Kalkut për njerëzit në nevojë. Ajo për veprat e saj ishte shpërblyer dhe kishte marr shumë mirënjohje nga shteti indian disa herë.
