Interesimi i shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi në vitet 20-30 të shek. XX
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5290Abstract
Për sa i takon thelbit të temës së kësaj kumtese shtjellimi kërkon shtrimin paraprakisht të disa pyetjeve, që hapin disa pista paralele argumentimi:
Së pari, cilat ishin raportet e A. Zogut me elitën politike kosovare në periudhën e përpjekjeve të tij për marrjen dhe konsolidimin e
pushtetit, por edhe më vonë deri në vitin 1939?
Së dyti, në kuadrin e politikës së jashtme e të brendshme të A. Zogut, si trajtoheshin dhe ç’vend zinin shqiptarët e Kosovës dhe të
viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi?
Mund të shtrohen edhe pyetje të tjera por mendoj se, për përmasat e një kumtese, përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është e mjaftueshme për të argumentuar qëndrimin e shtetit shqiptar të drejtuar nga A. Zogu.
