Kontributi i Austro-Hungarisë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Autorët

  • Fehari Ramadani

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5292

Abstract

Asnjëra nga Fuqitë e Mëdha nuk e përkrahu drejtpërdrejt kryengritjen shqiptare. Perandoria e Dyfishtë kishte interes ta përkrahte
kryengritjen, por nuk e ndjente veten ende të përgatitur për t’u përballur në një luftë me Perandorinë Ruse dhe shtetet ballkanike, nga njëra anë dhe rivaliteti me Italinë, nga ana tjetër. Prandaj ajo kufizohej në ruajtjen e status quo-së në Perandorinë Osmane dhe në Shqipëri dhe në frenimin e konflikteve, duke përkrahur zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shqiptare.
Megjithatë, qëndrimi i Vjenës ndaj kryengritjes së përgjithshme, ndryshonte nga ai i Fuqive të tjera të Mëdha. Konsujt e saj të akredituar në qendrat shqiptare, ndiqnin me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve. Kështu, konsulli austro-hungarez u transferua nga Vlora në Berat, qendër e kryengritjes në Jug dhe inkurajonte aspiratat shqiptare. Italia pohonte se nga Vjena vinin armë për shqiptarët, më 1912. Gjithashtu, ka të dhëna të tjera se Austro-Hungaria u dërgonte armë kryengritësve në Shqipëri.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-10

How to Cite

Ramadani, Fehari. 2024. “Kontributi I Austro-Hungarisë Në Shpalljen E pavarësisë Së Shqipërisë”. Kosova 10 (31-32). Prishtinë, Kosovë:69-87. https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5292.

Numër

Section

Artikuj