Etnogjeneza e torbeshëve
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5294Abstract
Problemi i etnogjenezës së shqiptarëve në Maqedoni, po edhe i ’’Etnosit,, Torbesh, gjithsesi, nëqoftëse nuk hulumtohet dhe afirmohet me përsosjen e arritjeve shkencore bashkëkohore botërore, nuk mund të shpjegohet, as edhe të arsyetohet koegzistenca dhe bashkëjetesa e tyre ndër shekuj me sllavo-maqedonasit. Prandaj (për këtë arsye) çështja se shqipëtarët dhe njëherazi torbeshët janë pellazgo-ilirë, apo të ardhur nga diku , është i pavlefshëm, aktualizimi ky apo mendim i politikës ditore. Tek e fundit, se a janë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejt të ilirëve, apo thrakasve është çështje e shkencës dhe kërkohet shkencërisht edhe të arsyetohet si edhe të bëhet objekt dhe pronësi e ndonjë individitë caktuar, i cili shkencën dhe faktografinë historike i vë në shërbim të opsioneve të shkurtëpamësisë (miopisë), sikurse bënë para disa vitesh z. Nijazi Limanovski me shokë dhe sot, z. Fiat Canovski. Por për këtë problem të etnogjenezës së shqiptarëve në përgjithësi, pra edhe të atyre në Maqedoni, disiplinat albanologjike, që frymojnë në Ballkan dhe botë tashmë janë shprehur.
