Kontributi i miqve të shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris 1919
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5297Abstract
Vlerësimi ynë nxorri në pah kontributin e Edith Durham-it, e cila arriti të hedhë dritë mbi opinionin evropian, veçanërisht atë politik që rezultoi vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë në 1919-1920. Kontributi i Durham-it përmes artikujve të saj u gjet në gazetat e kohës të botuara si në Shqipëri ashtu edhe në diasporën shqiptare. Ky kontribut pasqyron jo vetëm empati njerëzore ndaj Shqipërisë, por kryesisht qasje realiste. Prandaj, është interesante analiza e saj që shpjegon kontradiktat midis Fuqive të Mëdha që rezultuan me pasoja për Shqipërinë. Për palën shqiptare kjo paraqiste një kontribut të paçmuar për çështjen shqiptare në vitin 1920. Gjithashtu, kontributi i Telford Erikson-it është me interes të madh. Z. Erikson kishte përgatitur një program të konceptuar në katër pika mbi mundësinë e krijimit të një qeverie të unifikuar shqiptare, duke e bërë atë legjitime për njohje dhe ndihmë nga Lidhja e Kombeve, veçanërisht të përshtatshme për ndihmën e SHBA-së. Një personalitet tjetër i huaj, Z. Herbert, qasja aktive e të cilit rezultoi me krijimin e Komitetit Anglo-Shqiptar të Londrës që synonte të paraqiste çështjen shqiptare në opinionin politik evropian. Prandaj, në rrethana kur nuk kishte informacion mbi ngjarjet dhe zhvillimet shqiptare në politikën evropiane, ky komitet luajti një rol të rëndësishëm për çështjen shqiptare.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-09-10
How to Cite
Ahmetaj, Lavdosh. 2024. “Kontributi I Miqve Të shqiptarëve Në Konferencën E Paqes Në Paris 1919”. Kosova 10 (31-32). Prishtinë, Kosovë:115-25. https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5297.
Numër
Section
Artikuj
