Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1944
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5298Abstract
Që në prill 1939 SHBA dënuan pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, dhe më vonë të Greqisë dhe të Jugosllavisë. Amerikanët dërguan misione ushtarake në Jugosllavi, Greqi dhe në Shqipëri, të cilët kontribuuan dhe ndihmuan për rritjen dhe fuqizimin e rezistencës së popujve të këtyre vendeve dhe në koordinimin e luftës së tyre me operacionet Aleatëve. Por kontributi më i madh i SHBA, si pjesë e koalicionit të madh anglo-sovjeto-amerikan, ishte më evident në rajone të tjera të globit. Për arsye të ndryshme, për rolin e Misioneve Amerikane në Ballkan, gjatë Lufitës së Dytë Botërore, të cilët ishin në përbërje dhe varësi të Zyrës së Shërbimeve Strategjike ( Office of Strategic Services-OSS), është shkruar pak, dhe ca më pak për Shqipërinë. Vetëm këto 3 vjetët e fundit janë shkruar dy libra, një nga Peter Lukas dhe tjetri nga Agnes Jensen Mangerich. Peter Lukas na njeh me veprimtarinë e anëtarëve të Misionit Amerikan në Shqipëri, me biografitë dhe kontaktet e tyre me personalitete të rëndësishëm shqiptarë të kohës. Ndërsa libri i dytë është shkruar nga një infermiere amerikane, e cila e kaloi një pjesë të dimrit të ashpër të vitit 1943-44 në Shqipëri, së bashku me një grup infermieresh dhe ushtarakësh amerikanë, aeroplani i të cilëve bëri ulje të detyruar, si rezultat i një aksidenti
