Fillimet e qeverisjes vendore në shtetin shqiptar (1912-1920)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5302Abstract
Ecuria zhvillimore e tranzicionit demokratik shqiptar në rrugën e jetësimit të tij, po tregon se është një proces që varet nga një sërë
faktorësh, ndër të cilët mund të përmendim edhe ekzistencën e traditës demokratike ne qeverisje, pra edhe në qeverisjen vendore, në procesin e zhvillimit të konsolidimit të institucioneve demokratike bashkëkohore. Por mund të ketë edhe “ndërprerje”, gjatë ndryshimeve rrënjësore të tipave e sistemeve të qeverisjes, si kalimi nga një sistem jo totalitar në një sistem totalitar komunist.
Ç’përvojë mund të gjejmë në këtë traditë për qeverisjen vendore?
Për këtë i jemi referuar dokumenteve historike të krijimit të shtetit të parë kombëtar shqiptar, pas Shpalljes së Pavarësisë, gjatë viteve 1912-1914.
