Marrëdhëniet shqiptaro-greke
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5305Abstract
Me konsolidimin dhe forcimin e konceptit politik të shtetit komb,fillojnë edhe mosmarrëveshjet shqiptaro-greke. Shteti grek, filloi që të gjithë ortodoksët e Perandorisë Osmane ti konsiderojë si grek, e veçanërisht shqiptarët, të cilët për dallim nga sllavët, nuk kishin një Kishë të tyre ortodokse kombëtare. Kjo ishte pika e parë konfrontuese në mes këtyre dy popujve më të lashtë të Ballkanit. Pika e dytë problematike ishte historia. Duke pretenduar që Epiri dhe Pirroja ishin pjesë të trashëgimisë historike greke, ata në planet e tyre kombëtare, të njohur si “Megali Idea”, përfshinë tërë Vilajetin e Janinës, i cili shtrihej deri në lumin Shkumbin.
