Kontributi i mërgimtarëve kosovarë për historinë dhe kulturën e Myzeqesë ( 1912 - 1945 )
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5309Abstract
Në këtë studim synimi është të trajtohen shpëmguljet e shqiptarëve në vitet 1918-1941 nga viset e tyre në Mbretërinë e Jugosllavisë drejt shtetit shqiptar dhe vendosja e tyre në krahinën e Myzeqesë.
Cilat ishin rrethanat konkrete që i shtrënguan shqiptarët e Kosovës të braktisnin trojet e tyre? Pse e lanë, vendin e lindjes se të parëve, vendin e bashkësisë shoqërore të traditës prej shumë shekujsh? Së fundi, pse ato masivisht u instaluan në shtetin shqiptar në Krahinën e Myzeqesë?
