Ndikimi i ideve iluministe te arbëreshët e Italisë
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5310Abstract
Shqiptarët që u shpërngulur në Italinë e Jugut dhe në Sicili kishin qenë një forcë e madhe në luftën kundër pushtimit osman. Ata u integruan me plotë sukses edhe në shoqërinë italiane. Gjatë viteve tridhjeta të shekullit XIX në Itali kishin filluar me një vrull të madh të përhapen idetë dhe lëvizjet përparimtare. Në zhvillimin e këtyre ngjarjeve kontribut të madh dhanë edhe shqiptarët që jetonin në Itali, të cilët ishin të ndikuar nga idetë iluministe. Këto ide ndikuan në mënyre të drejtpërdrejt në formimin intelektual dhe politik të tyre.
