Historia e së drejtës penale mesdhetare midis mitit e shkencës dhe paralelet me të drejtën zakonore shqiptare
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5311Abstract
E drejta penale modeme edhe pse ka arritur në nivele tepër të larta shkencore gjen rrënjët e saj në të kaluarën. Kjo e fundit ka
një rëndësi themelore pasi vetëm njohja e saj bën të mundur kuptimin e të tashmes. E drejta e njerëzimit lind dhe zhvillohet në tre topoive kryesore të cilët janë: Izraeli, Greqia dhe Roma. Nga analiza e këtyre Topoi mund të nxjerrim një sërë parimesh bazë të së drejtës penale modeme. Mjafton të kujtojmë se e drejta penale në Izrael - e cila lindi në baza biblike, dokumentale - edhe pse bazohet në parimin se ligji i Zotit është i pandryshueshëm, zhvillohet nën idenë se ligji duhet të interpretohet që të aplikohet. Lind figura e administrimit të drejtësisë, lind interpretimi i ligjit. Në mitologjinë greke, në mitin e Antigonesë fillojnë të duken gjurmët e idesë se ligji i shkruar sundon mbi ligjin e pa shkruar. Gjithashtu në mitin e Orestit,i cili pasi hakmerr të jatin, Aganemnoni, do të dalë i pafajshëm nga gjykimi penal, pasi votat e jurisë do të jenë të barabarta, fillon të afirmohet ideja se në prani të dyshimit i
pandehuri lërohet: lind parimi latin “in dubio pro reo” që cenon parimin e prezymimit të pafajësisë. Në Romën e lashtë do të arrihet një nivel juridik tepër i lartë ku do të fillojë të afirmohet parimi i legalitetit dhe i ndarjes së pushteteve.
Në përfundim, shumë nga parimet bazë të të drejtës penale modeme, të afirmuar nga Bekaria e më pas, gjenden edhe në antikitet dhe kjo për faktin se kultura e Mesdheut është një kulturë homogjene. Në këtë shkrim, do të parashtrohen një sërë ngjarjesh historike/mitologjike në perspektivën e gjendjes së një filli të kuq dhe të vazhduar midis së kaluarës dhe të tashmes. Do të sillen disa elementë vazhdimësie midis së drejtës penale të afirmuar në modelet në fjalë dhe të drejtës penale zakonore shqiptare.
