Prezantimi i historisë mesjetare shqiptare në Revistën Kosova

Autorët

  • Teuta Shala

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5314

Abstract

Punimet e botuara në revistën shkencore KOSOVA që i kushtohen mesjetës shqiptare janë prezantuar brenda pesë rubrikave. Në rubrikën e parë e cila përfshin artikujt shkencorë janë botuar 22 punime, në të dytën kritikë historiografike është botuar 1 punim, në rubrikën e tretë e cila përfshinë kontribute janë botuar 2 punime, në rubrikën e katërt që përfshin kumtesa materiale është botuar 1 punim, dhe së fundi në rubrikën e recensioneve janë botuar 5 recensione.
Problematikat e trajtuara në këtë revistë janë të larmishme, trajtohen tema kushtuar ngjarjeve e personaliteteve më të lavdishme të historisë sonë, në këtë aspekt një pjesë e madhe e punimeve i kushtohet periudhës së Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, si dhe rezistencës së popullit shqiptar gjatë sundimit turk. Po ashtu vend të veçantë zënë edhe punimet si nga fusha e religjionit, pastaj ato kushtuar migrimit të popullsisë në territorin e sotëm të Kosovës gjatë mesjetës, Kosovës gjatë feudalizmit të zhvilluar, Kosova sipas kronikave dhe historive të moçme të Raguzës etj.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-10

How to Cite

Shala, Teuta. 2024. “Prezantimi I Historisë Mesjetare Shqiptare Në Revistën Kosova”. Kosova 10 (31-32). Prishtinë, Kosovë:363-72. https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5314.

Numër

Section

Artikuj