Diaspora shqiptare në Turqi
Një vështrim historik dhe bashkëkohor
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5315Abstract
Diaspora Shqiptare në Turqi sipas të gjitha të dhënave përben pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare në botë, të zhvendosur nga trojet e veta e të vendosur në territore të cilat etnikisht nuk i përkasin asaj. Prej shumë kujt shifra prej afro pesë milionësh merret si e mirëqenë, ndonëse nuk ekziston ndonjë evidencë e plotë për këtë. Arsyeja është se shqiptaret kane shekuj qe e marrin udhën drejt Turqisë.
Në kohën e Perandorisë Osmane ata ndjeheshin qytetarë të saj por pjesa më e madhe e tyre ka vajtur për shkak të represionit dhe dhunës së përjetuar nga shovinistët fqinjë . Kjo ka bërë qe edhe niveli i emigracionit drejt Turqisë të jetë një matës historik i dhunës ndaj shqiptarëve në trojet e tyre ne Ballkan.
