Studim gjithëpërfshirëse e shumëdeminsionale mbi doktrinën shoveniste të klerit ortodoks serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5318Abstract
Kohë më parë doli nga shtypi vepra mjaft voluminoze prej 618 faqe i Kolë M. Berishës me titull “Djajtë nuk flenë, Kisha ortodokse
serbe-frymëzuese dhe pjesëmarrëse në proceset e përgjakshme”, në botim të Shtëpsë Botuese “Rozafa” të Prishtinës. Libri nis me dy fjalë për lexuesin (f. 5-9) ku autori jep sqarime për motivin që e nxiti të shkruaj këtë vepër mjaft voluminoze për të
vazhduar me mitet dhe legjenda që përgjakën shekujt (f. 13-30), ku për moto merr një citat të akademikut serb Antonije Isakoviq për mitet serbe. Pasi përpunon dhe sqaron termin mit autori më të drejtë konstaton së “Serbia është një vend mitesh dhe mjerisht edhe më tutje vazhdon të mbetet peng i miteve” për të vazhduar më tej se serbët përveç mitit për shtetin mesjetar serb e kanë edhe mitin për Kosovën, mit me te cilin Kisha Ortodokse Serbe(KOS), Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve(ASSHA) dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë(SHSHS) bashkohen tok me kreun shtetëror serb si dhe me vetë popullin serb si një organizëm i vetëm në veprim të përqendruar kundër shqiptarëve dhe jo vetëm kundër tyre.
