Lush Culaj, në udhëkryqet e historisë shqiptare, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009 f. 365

Autorët

  • Muhamet Shatri

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5320

Abstract

Libri “Në udhëkryqet e historisë shqiptare” është një kontribut i ri i çmuar i Prof. Dr. Lush Culajt. Pas një vargu të gjatë të monografive të botuara dhe të vlerësuara pozitivisht nga kritika ai kësaj radhe lexuesit të cilët zgjedhin tema historike, por edhe nga fushat tjera i befason këndshëm me një vëllim përmbledhës punimesh , trajtesash, tubimesh dhe vlerësimesh të ndryshme.
Materialët e kësaj përmbledhje historike, janë përmbledhur në tre kapituj. Pjesa më e madhe e këtyre punimeve, në formë të shkurtuar, janë paraqitur në tubime të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Kosovës dhe janë botuar në organet shkencore dhe revista të ndryshme. Ndërkohë Lush Culaj i është kthyer disa herë këtyre temave historike dhe çdo herë ka sjellë të arritura të reja të pajisura me faktografi dhe analiza të reja, kështu lënda është përmirësuar e plotësuar me kujdes. Punimet janë ndërtuar mbi një strukturë të çartë e cila përfshin gjithë elementët e domosdoshme për diskutimin e periudhës përkatëse në këtë dorëshkrim. 

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-10

How to Cite

Shatri, Muhamet. 2024. “Lush Culaj, Në udhëkryqet E Historisë Shqiptare, Instituti Albanologjik I Prishtinës, Prishtinë, 2009 F. 365 ”. Kosova 10 (31-32). Prishtinë, Kosovë:461-63. https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5320.

Numër

Section

Recension