Studim i vendimeve gjysmake
Margaret MacMillan, Paris 1919, Gjashtë muaj që ndryshuan botën, Plejada, Tiranë, 2006, f. 631 përkthyer nga Fatmir Xharri dhe Murteza Shini
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5321Abstract
Historia e diplomacisë botërore është në thelb histori e sistemeve të marrëdhënieve ndërkombëtare, e karakterizuar më së shumti
nga konflikte dhe luftëra dhe në masë dukshme më të vogël nga stabiliteti dhe paqja. Konfliktet e shkaktuara dhe luftërat kanë pasur si shkak pushtimet territoriale, zgjerimet e kufijve shtetërorë, sipas interesave të më të fuqishmëve. Marrë si tërësi historia e diplomacisë evropiane dhe botërore është histori e kalimit nga konfliktet dhe luftërat e mëdha në paqe dhe stabilitet dhe e kundërta.
Gjatë historisë botërore sikur u bë dukuri që, pas përfundimit të secilës luftë, palët ndërluftuese të uleshin rreth tryezave të bisedimeve dhe ti zgjidhnin çështjet të cilat rëndom ishin bërë shkaktare të luftërave disavjeçare. E tillë ishte edhe Konferenca e Paqes e Parisit, e organizuar nga data 18.1. 1919 deri më 21.1. 1920.
