In memoriam Prof. Dr. Zekeria Cana
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v10i31-32.5325Abstract
Më 10 janar 2009, në Qendrën Klinike të Prishtinës pushoi së rrahuri zemra e Prof. Dr. Zekeria Canës duke lënë të hapur pavdekësinë e veprës së tij të madhe.
Zekeria Cana, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy
vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”. Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme.
