Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5328Abstract
Në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbërit, boshnjakët, vllehët, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërdrejt, si më kryesorë serbët, arbërit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forçat e tjera ndihmëse. Ushtria e Koalicionit u rreshtua në fushën e luftimit, duke pasur në qendër Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviq dhe atë arbëror Dhimitër Jonimën. Pëmdryshe prijësat e tjerë ballkanikë dhe arbërorë ishin rreshtuar në të dy krahët e ushtrisë së Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjë nga zotërit arbërorë (kuptohet jashtë trevës së Kosovës) merrte pjesë me forçat e veta pikërisht në krahun e djathtë, ndërsa forçat e arbërve të Kosovës logjikisht ishin në kuadër të forcave të Vukut, dhe shikuar nga këndvështrimi i kritikës historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forçat e veta të mos ishte edhe Milosh Kopiliqi. Rreth pjesëmanjes, apo mospjesëmanjes së Gjergjit II Balshës në Betejën e Kosovës është shkruar bukur shumë në historiografi. Studiuesit sllavë kryesisht e mohojnë pjesëmarrjen e tij. Ndërkaq, historiografia shqiptare e mbështet në tërësi pjesëmanjen e tij.
