Marenglen VERLI: “Kosova në fokusin e historisë”. Vëll. 2, “BOTIMPEX”, Tiranë, 2002, 320 f.

Autorët

  • Muin Çami

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5352

Abstract

Këto ditë kemi marrë nëpër duar vëllimin e dytë të Prof. dr. Marenglen Verlit “Kosova në fokusin e historisë”, publikuar nën kujdesin e shtëpisë botuese “Botimpex”. Ashtu si në vëllimin e parë, edhe në këtë të dytin autori ka përmbledhur disa punime të tij që trajtojnë ngjarje të ndryshme nga historia e Kosovës. Në këtë vëllim të dytë prej mëse 300 faqesh trajtesat janë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore e vijojnë deri në ditët e sotme. Janë studime që prekin të gjitha aspektet e jetës së popullit shqiptar të Kosovës, në radhë të parë jetën politike, si dhe atë ekonomike, kulturore dhe shoqërore. Lexuesi ka kështu në dorë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë dhe për Kosovën gjatë këtyre 6 dhjetëvjeçarëve të fundit, domethënë periudhë të ngjeshur me shumë ngjarje, sa në rrafshin e brendshëm po aq edhe në atë ndërkombëtar. Këto ngjarje janë përshkruar nga pena e një autori jo të ditës dhe jo dosido, por e një studiuesi serioz që ka një jetë të tërë që merret me historinë sa të dhimbshme dhe tragjike aq edhe heroike të popullsisë së Kosovës. Prof. M. Verli ka tanimë 25 vjet që trajton këtë temë historike duke ndjekur, ndërkohë, edhe zhvillimet bashkëkohore, dhe mund të themi se autori i librit është rritur dhe është pjekur me historinë e Kosovës.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-13

How to Cite

Çami, Muin. 2024. “Marenglen VERLI: “Kosova Në Fokusin E historisë”. Vëll. 2, ‘BOTIMPEX’, Tiranë, 2002, 320 F”. Kosova, no. 27 (September). Prishtinë, Kosovë:279-80. https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5352.

Numër

Section

Recension