Të dhëna per Kosovën në veprën e F. Babingerit "Mehmeti pushtues dhe koha e tij”

Autorët

  • Lulëzim Lajçi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi18-19.5416

Abstract

Vepra “Mehmeti Pushtues dhe koha e tij”, është një monografi komplete që i solli famë botërore Franc Babingerit, por njëkohësisht edhe shumë qortime dhe kritika nga historianët turq (e sidomos nga Inalxhiku, me të cilin polemizon në mënyrë indirekte në parathënien e përkthimit italisht). Kjo vepër e punuar sipas burimeve orientale e më tepër oksidentale është burim i dorës së parë për pushtimet turke në Ballkan. Tërë lëndën e konsultuar arkivale dhe burimet e tjera i botoi në një libër të veçantë me titull: Quellen und Erlàuterungen. Ky liber, nga njëra anë, historianëve, ekspertëve u ofron një materie shumë të vlefshme historike, kurse në anën tjetër, librin e liron prej ngarkesave, citateve dhe vërejtjeve. Libri në fjalë depërton bukur gjerë edhe në historinë tonë kombëtare. Të dhënat për shqiptarët janë të kohës së sundimit të Mehmetit II Pushtues, 1451-1481 (por të dhëna për shqiptarët ka edhe kur flitet për sundimin e të atit të Mehmetit II, Muratit II). Mirëpo, pavarësisht nga fama që F. Babingeri ishte një nga historianët më të thellë, më kritikë dhe më objektiv nga mesi i historianëve të Perëndimit të shekullit XX, të cilët u morën me studimin e historisë së popujve të Lindjes e sidomos me atë të Perandorisë osmane, në veprën e tij hasim edhe disa interpretime që historiografia e sotme i ka plotësuar dhe përmirësuar duke u mbështetur në burime të reja të dorës së parë të cilat i kanë përdorur historianët e mëvonshëm, e që Babingeri nuk i ka shfrytëzuar asokohe. Prandaj duke u nisur nga rezultatet e reja të historiografisë shqiptare janë bërë intervenime të domosdoshme në ato raste kur Babingeri jerp shpjegime jo të mjaftueshme apo të gabueshme mbi problemet e ndryshme që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar. Këto intervenime janë bërë në fusnota. Megjithëkëtë mund të konkludojmë se vepra e F. Babingerit është e rëndësishme për historinë tonë kombëtare sepse e pasuron fondin e literaturës me të dhëna me interes për periudhën e sundimit Osman.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-23

How to Cite

Lajçi, Lulëzim. 2024. “Të dhëna Per Kosovën Në veprën E F. Babingerit "Mehmeti Pushtues Dhe Koha E tij””. Kosova, no. 18-19 (September). Prishtinë, Kosovë:239-60. https://doi.org/10.62609/ks.vi18-19.5416.

Numër

Section

Kontribute