Qëndrimi i bashkësisë fetare islame ndaj lëvizjes nacionalçlirimtare në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5816Abstract
Fronti popullor dhe PKJ, duke u nisur nga mësimet e mark- sizmit mbi religiionin, nga rëndësia shoqërore e religjionit dhe veprimtarisë së kishës, nga karakteri i lidhmërisë së bashkësive fetare me shtresën borgjeze të Jugosllavisë së Vjetër, si dhe nga kushtet ekzistuese klasore qysh para luftës, më 1937, në kuadër të konceptit të përgjithshëm revolucionar, u deklaruan për ndarjen e fesë nga shteti. Parimet e një zgjidhjeje dhe të një qëndrimi të tillë të fesë ndaj shoqërisë i përmbante edhe platforma programo- re e frontit Popullor të vitit 1937, ku, po ashtu, kërkohej ndarja e fesë nga shteti dhe u bëhej thirrje të gjithë atdhetarëve që, pa marrë parasysh bindjet politike, kombëtare, fetare e të tjera, të hedhen në luftë të përbashkët. kundër fashizmit. Parimet e tilla i hasim edhe në fjalimin e Titos më 1937, ku thuhet: „Ta lëmë tash për tash anash diskutimin rreth parajsit qiellor, të luftojmë së ba- shku me ata që janë fetarë, kundër ferrit në tokë, ferrit. flaka e të cilit po i përfshin njësoj teistët dhe ateistët. Në mënyrë që t’ua iehtësojmë atyre të bashkohen në frontin e paqes, të lirisë dhe të përparimit, ne duhet të ndalojmë gjithë atë që do të ofendonte ndjenjat e tyre fetare’V
