Organizatat politiko shoqërore në Mitrovicën e Titos me rrethinë (1945—1947)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5817Abstract
Pas çlirimit të Mitrovicës së Titos me rrethinë, më 22 nëntor 1944, para të gjitha subjekteve të organizuara popullore u shtruan
detyra të shumta, kryerja e të cilave kërkonte mobilizim të gjithmbarshëm, si për çlirimin e viseve të tjera të vendit nga pushtuesit
fashistë, ashtu edhe për stabilizimin politik të gjendjes. Stabilizimi politik përmbante në vete luftën kundër forcave reaksionare,
luftën për formimin e organeve të pushtetit popullor, të ndihmoheshin UNÇJ dhe AP të Kosovës dhe të Jugosllavisë, të formoheshin,
të forcoheshin dhe të masivizoheshin organizatat politikoshoqërore antifashiste dhe të punohej me fcë gjitha forcat për rindërtimin
e rrethit të Mitrovicës së Titos, të Kosovës dhe të tërë vendit. Orientimi mbi këto baza krijoi mundësi që frytet e Luftës Nacionalçlirimtare dhe të Revolucionit Socialist të popujve të Kosovës të kurorëzoheshin me sukses. Për krjrerjen e detyrave të
shtruara rol vendimtar luajti organizata e PKJ-së për Kosovë dhe Metohi edhe në rrethin e Mitrovicës së Titos.
