Zhvillimi i xehetarisë dhe i industrisë në Mitrovicën e Titos në periudhën e ndërtimit socialist
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5819Abstract
Pas çlirimit të vendit nga okupatori fashist dhe pas ngadhnji- mit të Revolucionit Socialist në Jugosllavi, në Kosovë, pra edhe në Mitrovicën e Titos me rrethinë, para organeve të pushtetit po- pullor shtrohen detyra të mëdha e sidomos për rindërtimin dhe ndërtimin e vendit. Ky ishte synim themelor, sepse pa një zhvillim të tillë nuk mund të mendohej transformimi socialist në këtë tre- vë. Ndërtimi i socializmit nga masa e gjerë, e në radhë të parë, nga klasa punëtore kërkonte sakrifica të mëdha, në këtë plan gjene- rata që barti luftën ae e gatshme të vazhdonte me tërë qenien punën në rindërtimin e vendit. Mitrovica e Titos me rrethina është trevë e njohur me pasuri nëntoksore qysh në kohët e vjetra, në mes- jetë, e sidomos bëhet e njohur në mes dy luftërave botërore. Në mes dy luftërave botërore fillojnë hulumtimet gjeologjike për xehe nga kapitali i huaj dhe si rezultat i këtyre kërkimeve theme- lohet ndërmarrja për mihjen dhe përpunimin e xehës „Trepça”, më 1928. Xehetaria para, gjatë dhe pasë Luitës Nacionalçlirimtare në këtë trevë ishte dhe mbeti dega kryesore e ekonomisë.
