Struktura kombëtare dhe sociale e anëtarëve të PKJ-së në Kosovë më 1945—1948
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5820Abstract
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe të Revolucionit Socialist tek ne gjendja sociale dhe kombëtare e PKJ u përmirë- sua dukshëm. Nga dokumentet që disponojmë duket qartë situata e atyre viteve. Më 1944 dhe në tre muajt e parë të vitit 1945 u bë pranimi më i madh deri atëherë i anëtarëve në PKJ-së. Në mars të vitit 1945 në Organizatën Partiake të Kosovës e të Metohisë ki- shte 1020 anëtarë të PKJ-së. Përbërja kombëtare ishte: 330 ose 339b shqiptarë, 586 ose 58,6°/b serbë, 106 ose 10,4% malazezë, ndërsa përbërja sociale në fillim të vitit 1945 ishte: 294 ose 29,4°/0 punëtorë, 486 ose 48,6°0 fshatarë, 177 ose 17,5% intelektualë dhe 43 ose 4,5°b të tjerë.1 Në të njëjtin vit vepronin 10 komitete në shkallë të komitetit të rretheve, në 1384 vendbanime vepronin 141 celula të Partisë. Në to përfshiheshin edhe ndërmarrjet dhe the- melatat. U formuan organizata të reja në Pejë, Prishtinë, Mitrovi- cë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Gjurakovc dhe Rahovec, ndërsa punkte partiake kishte edhe në vende të tjera. Mund të thuhet se pjesa më e madhe e territorit të Kosovës e të Metohisë qe përfshinë në rrjetin partiako-organizativ.2
