Rrethanat ekonomike, kulturore dhe arsimore në Ferizaj dhe rrethinë (1918—1945)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5829Abstract
Me aktin e unjësimit, prej 1 dhjetorit të vitit 1918, në kuadrin e Mbretërisë SKS u gjetën pesë kombe të formuara: serb, kroat, slloven, maqedon dhe malazez. Në shtetin e ri u gjetën edhe një numër kombesh dhe kombësish të tjera. Së bashku me këtë, si ndër detyrat e para që iu imponuan shtetit të ri ishte zgjidhja e çështjes kombëtare dhe sigurimi i zhvillimit kombëtar pa pengesa i të gjitha kombeve dhe kombësive. Nga zgjidhja e drejtë e çë- shtjes kombëtare, si dhe e çështjes agrare e sociale, varej konsolidimi i Mbretërisë SKS si shtet.
