Vështrim mbi ekspansionet osmane në Kosovë: nga Beteja e Parë (1389) deri në të Dytën (1448)

Autorët

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7915

Abstract

Në kohën kur në fron erdhi sulltan Muradi i Parë (1362), Bizanti nuk ishte në gjendje tu kundërvihej zgjerimeve osmane në Rumeli (hapësira gjeografike e Ballkanit të sotëm). Në favor të vërsuljeve osmane drejtë perëndimit (Ballkanit) ishin edhe raportet e brishta politike mes Bizantit me hungarezët dhe ndasitë e vjetra fetare midis dy kishave, katolike dhe ortodokse, si dy rite të cilat kishin ndarë botën e Kryqit (krishterë) në dysh. Njëherësh, me vdekjen e Carit serb Stefan Dushanit më 1355, si dhe Uroshit në Betejën e Maricës (1371), u shpërbë formacioni i mbretërisë mesjetare Nemanjide, kështu duke u krijuar formacione të reja me elemente shtetërore që luftonin ndërmjet vete për dominim në mbretërinë jetëshkurtër të këtij të parit. Në kuadër të këtyre rrethanave të reja, principata shqiptare e Balshajve arriti ta zgjëroj sundimin e saj deri në Krivarekë (në komunë të Kamenicës së sotme), e cila shtrihej në trevat e Dardanisë antike. Hapësirë, e cila një dekadë më vonë do të bëhej arenë e dy betejave më të mëdha të kohës ndërmjet osmanëve dhe bashkimit (koalicionit) të sundimtarëve të këtyre anëve, si përfaqësues të Kryqit. Këto beteja të zhvilluara në të njëjtin vend (trevën e Fushë Kosovës së sotme) në burime të shekullit XV përmenden si Beteja e Parë dhe e Dytë e Kosovës. Në mungesë të burimeve të fundshekullit XIV, beteja e parë e Kosovës, e zhvilluar në qershor të vitit 1389, dallon shumë nga ajo e dyta e vitit 1448. Si rezultat i kësaj janë krijuar narrativa të ndryshme, duke u nisur nga legjendat e popullit, e deri tek glorifikimet e kronistëve osman dhe të tjerëve. Mbi këto legjenda të pabaza, historiografia sllave ka provuar të ndërtoj një identitet të rrejshëm mbi çështjen e një të ashtuquajtur “formësim i vetëdijes kombëtare serbe”, që pashmangshëm duke dashur të përvetësojnë historinë e kësaj beteje, mohojnë prezencën e formacioneve shqiptare në këtë ngjarje. Ndryshe prej burimeve të cilat dëshmojnë jo vetëm prezencën e shqiptarëve, boshnjakëve dhe pjesëtarë të etnive tjera të kësaj zone, por flasin edhe për rënien në fushë betejë të njërit nga liderët që kryesonte formacionet shqiptare, siç ishte Teodor Muzaka. Derisa në betejën e dytë të zhvilluar ndërmjet ushtrive osmane dhe atyre hungarezë, baza burimore është më e pasur dhe si e tillë edhe trajtimi i kësaj ngjarje me rëndësi të madhe për të ardhmen e trevës së Ballkanit të sotmen, ka dhënë rezultate të besueshme. Ky punim i cili merr në konsideratë kronikat osmane, bizantine, shqiptare si dhe të arriturat e fundit të historiografisë mbi luftërat osmane për dominim në Ballkan ndërmjet viteve 1371-1448, në fokus ka shtrirjen e osmanëve në trevën e Evropës juglindore, me theks të veçantë historinë e dy betejave të Kosovës (1389 dhe 1448), si dy momente vendimtare për të ardhmen e sundimit osman në trevat shqiptare dhe Ballkanit në përgjithësi.

Keywords:

Osmanët, shqiptarët, serbët, Betejat e Kosovës, Sulltan Murati, Teodor Muzaka, Lazar Hreblanoviç, Janko Huniadi, Skënderbeu.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Aşık Paşazade, Osmanoğulları’nın Tarihi, İstanbul: Mas Kitaplığı, 2003.

  2. Âşık Paşazâde, Tevârih-i Âl-i Osman, prepared by Kemal Yavuz and M. A. Yekta Saraç, İstanbul, 2010.

  3. Anonim, Tevârih-i Âl-i Osman, prepared by Nihat Azamat, Istanbul: Marmara Üniversitesi Fen-Edebiyat Fakültesi, 1992.

  4. Doukas M., Tarih Anadolu ve Rumeli 1326–1462, translated by Bilge Umar, Istanbul: Arkeoloji ve Sanat Yayınları, 2008.

  5. Gazavât-ı Sultân Murâd b. Mehemmed Hân: İzladi ve Varna savaşları (1443–1444) üzerine anonim Gazavatnâme, prepared by Halil İnalcık and Mevlûd Oğuz, 2nd ed., Ankara: TTK, 1989.

  6. Muzaka G., Memorje, translated by Dhori Qiriazi, Tiranë: Toena, 1996.

  7. Hadidi, Tevârih-Âl-i Osmân, prepared by Necdet Öztürk, İstanbul, 1991.

  8. Hoca Sadeddin Efendi, Tacü’t-tevarih, İstanbul: Tabhane-i Amire, 1279.

  9. Konstantinović K. M., Yeniçeriler ve Bir Yeniçerinin Hatıratı, Kemal Beydilli (ed.), İstanbul: Pınar Yayınları, 2019.

  10. Barleti M., Historia e Skënderbeut, translated by Stefan I. Prifti, 3rd ed., Tiranë: Naim Frashëri, 1982.

  11. Mevlânâ Mehmed Neşrî, Cihânümâ (Osmanlı Tarihi 1288–1485), prepared by Necdet Öztürk, Istanbul: Çamlıca, 2008.

  12. Oruç Bey Tarihi, prepared by Necdet Öztürk, Istanbul: Bilge, 2007.

  13. Agoston G., The Last Muslim Conquest: The Ottoman Empire and Its Wars in Europe, Princeton & Oxford: Princeton University Press, 2021.

  14. Agoston G., Osmanlı’da Savaş ve Serhad, translated by Kahraman Şakul, Istanbul: Timaş, 2013.

  15. Babinger F., Mehmed the Conqueror and His Time, translated by Ralph Manheim, New Jersey: Princeton University Press, 1967.

  16. Creasy E. S., History of the Ottoman Turks, from the beginning of their empire to the present time, vol. I, London, 1854.

  17. Egro D., Islam in Albanian Lands During the First Two Centuries of the Ottoman Rule, PhD diss., Ankara: The Institute of Economics and Social Sciences of Bilkent University, 2003.

  18. Emecen M. F., “Varna Muharebesi”, Diyanet İslam Ansiklopedisi, vol. 42, Istanbul: Türkiye Diyanet Vakfı, 2012.

  19. Emecen M. F., “Tarihte Türk–Arnavut İlişkilerine Genel Bir Bakış – Osmanlı İdaresinin Kurulma ve Gelişme Süreci”, in Osmanlı Klasik Çağında Siyaset, 2nd ed., İstanbul: Timaş, 2011.

  20. Emecen M. F., Afyoncu E., Savaşın Sultanları I: Osmanlı padişahlarının meydan muharebeleri, Istanbul: Bilge, 2018.

  21. Fatih Devri Kaynaklarında Düstûrnâme-i Enverî: Osmanlı Kısmı (1299–1466), prepared by Necdet Öztürk, Istanbul: Kitabevi, 2003.

  22. Frashëri K., Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2002.

  23. Drançolli J., “Kosova më 1448 sipas kronikave dhe historive të moçme të Raguzës”, Kosova 17, Prishtinë: 249–266.

  24. Drançolli J., Raguzanët në Kosovë, reprint, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2025.

  25. Duka F., “Pushtimi i Kosovës”, in Kosova: Vështrim monografik, Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2011.

  26. Duka F., Shekujt Osmanë në Hapësirën Shqiptare (Studime dhe dokumente), Tiranë: UET Press, 2009.

  27. Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë – Instituti i Historisë, 2002.

  28. Halaçoğlu Y., “Kosova Savaşı”, in I Kosova Zaferi’nin 600. Yıldönümü Sempozyumu Bildirileri, 26 Nisan 1989, Ankara: TTK, 1992.

  29. İnalcık H., “Mehmet II”, Diyanet İslam Ansiklopedisi, vol. 28, Ankara: TDV, 2008.

  30. İnalcık H., “Rumeli”, Diyanet İslam Ansiklopedisi, vol. 35, Istanbul: Türkiye Diyanet Vakfı.

  31. Islami A., Areali i Kosovës në kohën osmane: një histori socio-ekonomike e shekullit XVIII, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2024.

  32. Islami A., “Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448) në perceptimin e kronistëve osman”, Albanologji 6/II, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 189–196.

  33. Shaw S. J., History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, vol. 1: Empire of the Rise and Decline of the Ottoman Empire, 1280–1808, Cambridge: Cambridge University Press, 1976.

  34. Jorga N., Osmanlı İmparatorluğu Tarihi, vol. I, translated by Nilüfer Epçeli, Istanbul: Yeditepe, 2005.

  35. Malltezi L., Beteja e Fushë-Kosovës dhe Shqiptarët 1389, reprint, Tiranë: Koha, 1999.

  36. Malcolm N., Kosova: një histori e shkurtër, 2nd ed., Prishtinë–Tiranë: Koha / Shtëpia e Librit, 2001.

  37. Muhadri B., Kosova në Mesjetë, shek. XI–XV, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2021.

  38. Mureșanu C., Janko Hunyadi: Mbrojtës i Krishterimit, translated by Virgjil Muçi, Tiranë: “55”, 2008.

  39. Pulaha S., “Shqiptarët dhe beteja e Fushë-Kosovës e vitit 1389”, in Beteja e Kosovës 1389, Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë – Instituti i Historisë, 2005.

  40. Uzunçarşılı İ. H., Büyük Osmanlı Tarihi, vol. I, Ankara: Türk Tarih Kurumu Yayınları, 1989.

  41. Xhufi P., “Shqiptarët e Jugut në Betejën e Fushë-Kosovës”, in Beteja e Kosovës 1389 (Përmbledhje punimesh), Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Historisë, 2005.

Downloads

Published

2026-02-02

How to Cite

Islami, Agron. 2026. “Vështrim Mbi Ekspansionet Osmane Në Kosovë: Nga Beteja E Parë (1389) Deri Në Të Dytën (1448)”. Kosova, no. 50 (February). Prishtinë, Kosovë:81-100. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7915.

Numër

Section

Artikuj