Procesi i aneksimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1945: Konteksti historik politik dhe juridik

Autorët

  • Haxhi Ademi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7922

Abstract

Ky studim trajton në mënyrë të gjithanshme procesin e aneksimit të Kosovës nga Serbia, i cili u konkretizua përmes Mbledhjes së Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Metohisë, të njohur si Kuvendi i Prizrenit (8–10 korrik 1945). Ky kuvend, i organizuar në një klimë të tensionuar politike dhe nën kontroll të drejtpërdrejtë të administratës ushtarake jugosllave, përfaqëson një nga momentet më përcaktuese në historinë politike të Kosovës gjatë shekullit XX. Delegatët e përzgjedhur sipas kritereve strikte politike, prania e forcave të armatosura dhe mungesa e garancive demokratike e bënë të pamundur shprehjen e lirë të vullnetit popullor. Në këto rrethana u miratua një rezolutë e përgatitur paraprakisht në Beograd, e cila sanksiononte bashkimin e Kosovës me Republikën Popullore të Serbisë, duke anashkaluar tërësisht të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Ky akt ishte në kundërshtim të hapur me Rezolutën e Konferencës së Bujanit e cila njihte qartë të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë pas luftës. Në Kuvendin e Prizrenit u krijua “Gjyqi Popullor i Krahinës”, një organ represiv i cili synonte ndëshkimin e kundërshtarëve politikë dhe të aktivistëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Ky gjyq shqiptoi dënime të rënda politike, duke goditur çdo formë rezistence ndaj pushtetit të ri jugosllav. Ligjet e miratuara në gusht dhe shtator të vitit 1945 e institucionalizuan aneksimin, duke e përcaktuar Kosovën si “Qark Autonom i Kosovës dhe Metohisë” brenda Serbisë, me kompetenca të kufizuara, me mungesë të theksuar autonomie reale dhe me humbje të mëtejshme territoriale në disa zona me shumicë shqiptare. Studimi është ndërtuar jo vetëm në zhvillimet e vitit 1945, por duke e vendosur procesin e aneksimit në një vijimësi historike më të gjatë.

Keywords:

Kosova, aneksim, Serbia, Kuvendi i Prizrenit, vetëvendosje

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK).

  2. Arkivi i Institutit të Historisë në Prishtinë (AIHP).

  3. Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë (AIHT).

  4. Arkivi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (AMEPJ).

  5. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH).

  6. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

  7. The National Archives (TNA).

  8. Narodni Odbor Autonome Kosovsko-Metohiiske Oblasti (1943–1954).

  9. Narodni Odbor Autonome Kosovsko-Metohiiske Oblasti (1943–1954), Osnovi materijali sa zasedanje, Prishtinë, 1955.

  10. Documents on the German Foreign Policy 1918–1945, Series D (1937–1945), Vol. XII, The War Years, February 1 – June 22 1941, Washington: United States Government Printing Office, 1962, documents 378, 595.

  11. Shpërngulja e shqiptarëve në Republikën e Turqisë 1922–1941 (përmbledhje dokumentesh), prepared by Qerim Lita, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2019.

  12. Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, Arkivi Kombëtar Britanik, prepared by Hamit Kaba and Sabit Syla, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2018.

  13. Abdyli R., “Faktorët që ndikuan në ndryshimin e strukturës socialiste në fshatin e Kosovës (1918–1941)”, Kosova, no. 15 (1986), Prishtinë: Instituti i Historisë.

  14. Ademi H., Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore: 1941–1945, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2021.

  15. Arifi-Bakalli E., “Çështja e Kosovës apo çështje lidhur me shqiptarët e Kosovës në parlamentin e Shqipërisë në vitet 1925–1939”, in 100 vjet parlamentarizëm shqiptar, Tiranë: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, 2020.

  16. Arifi-Bakalli E., “Konventa jugosllavo-turke për shpërngulje e vitit 1938 në funksion të spastrimit etnik të trojeve shqiptare”, in Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Prishtinë: ASHAK, 1995.

  17. Bajrami H., “Dokumenti NOB-a i Revolucionit Socialist – luftimet në Kosovë (mars–maj 1945)”, Vjetari, no. XXIII (1987), Prishtinë: Arkivi i Kosovës.

  18. Bajrami H., “Si u okupua Kosova nga Jugosllavia dhe me kërkesë të kujt, më 1945”, in Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe lufta e Drenicës (1944–1945), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2016.

  19. Basha-Keçmezi S., Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij (8–10 korrik 1945), in Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe lufta e Drenicës (1944–1945), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2016.

  20. Basha-Keçmezi S., Kosova 1945–1990, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2017.

  21. Basha-Keçmezi S., Shqipëria, pikë referimi për forcat nacionaliste në Kosovë, 1944–1945, Studime për historinë ushtarake, no. 8/2, Tiranë: ISHU, 2014.

  22. Bashota N., Halim Spahia, Prishtinë: “KGT”, 2012.

  23. Berisha I., Vdekja e Kolonisë, Prishtinë: Botime Artini, 2016.

  24. Butka U., Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar, Tiranë: ASD-Studio, 2011.

  25. Buxhovi J., Kosova – Historia e një tragjedie (1912–1999), vol. II, Prishtinë: Faik Konica, 1998.

  26. Cana Z., Ditari i robërisë, vol. I, Prishtinë: Rozafa, 2000: 154–155.

  27. Conte A., Die Teilung der Welt – Jalta 1945, Düsseldorf: Verlag Rauch, 1965.

  28. Çubrilloviq V., Shpërngulja e shqiptarëve, Zëri i Kosovës, USA, 1982.

  29. Culaj L., Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919–1920, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2010.

  30. Dinaj S., Statusi politik-shoqëror i shqiptarëve të Kosovës 1946–1966, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2020.

  31. Drançolli J., “Rrënjët e qytetërimit ilir-shqiptar në Kosovë”, Buletini, no. XXV (1995), UP – Fakulteti Filozofik, 1998.

  32. Gjabri F., “Një dëshmi nga Masakra e Tivarit”, in E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, Prizren: Shoqata “Trojet e Arbërit”, 2011, no. 19.

  33. Gurakuqi R., Shqipëria dhe Tokat e Lirueme, 1939–1946, Durrës: Botimet Jozef, 2018.

  34. Hajdini A., Tragjedia e Tivarit (memoare), Prishtinë: Shoqata e të Burgosurve Politikë, 1998.

  35. Hibbert R., Fitorja e hidhur – Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë, Tiranë: Lidhja e Shkrimtarëve, 1993.

  36. Historia e Popullit Shqiptar, vol. III, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë & Instituti i Historisë, Toena, 2007.

  37. Historia e Popullit Shqiptar, vol. IV, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë & Instituti i Historisë, Toena, 2008.

  38. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vol. I, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i Historisë, Botimet Albanologjike, 2017.

  39. Imami P., Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj, vol. I, Beograd: Samizdat B92, 2016.

  40. Kaba H., Syla S., Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore – Arkivi Kombëtar Britanik, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2018.

  41. Kaba H., Nga lufta në paqe: Shqipëria dhe SHBA (1939–1946), Tiranë: ASA – Instituti i Historisë, 2020.

  42. Lalaj A., Dosjet e Luftës, Tiranë: Toena, 2014.

  43. Luftiu S., Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi (1918–1939), Prishtinë: Instituti i Historisë, 2021.

  44. Malcolm N., Kosova, një histori e shkurtër, Prishtinë: Koha, 2011.

  45. Micheletta L., La resa dei conti: Il Kosovo, l’Italia e la dissoluzione della Jugosllavia (1939–1941), Roma: Nuova Cultura, 2008.

  46. Nasi L., Ripushtimi i Kosovës, shtator 1944 – korrik 1945, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë – Instituti i Historisë, 1994.

  47. Obranoviq M., Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë (1918–1941), Prishtinë: Instituti i Historisë, 2005.

  48. Pirraku M., Tivari 1945 – Kalvari i Kosovës, Prishtinë: Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, 2005.

  49. Puto A., Shqipëria politike (1912–1939), Tiranë: Toena, 2009.

  50. Rifati F., Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore 1914–1918, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2019.

  51. Rothschild J., Europa Lindore Qendrore midis dy luftërave botërore, Tiranë: Dituria, 2004.

  52. Vickers M., Shqiptarët – një histori moderne, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008.

  53. Epoka e Re, Prishtinë.

  54. https://merbraha.com/halim-spahia-nje-jete-e-tere-ne-sherbim-te-ceshtjeskombetare/

Downloads

Published

2026-02-02

How to Cite

Ademi, Haxhi. 2026. “Procesi I Aneksimit Të Kosovës Nga Serbia Në Vitin 1945: Konteksti Historik Politik Dhe Juridik”. Kosova, no. 50 (February). Prishtinë, Kosovë:245-76. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7922.

Numër

Section

Artikuj