Trazirat e vitit 2004 në Kosovë: ndikimi i tyre rreth fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës

Autorët

  • Behxhet Dibrani
  • Berisha Arben

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7927

Abstract

Ky hulumtim ka të bëjë me situatën e përgjithshme në Kosovë gjatë administrimit ndërkombëtar, me fokus të veçantë trazirat e marsit të vitit 2004 në Kosovë dhe pasojat dhe efektet e këtyre zhvillimeve në procesin e statusit të Kosovës. Përmes konsultimit të dokumenteve, raporteve dhe literaturës mund të krijohet një pasqyrë më e qartë e efekteve që prodhuan këto trazira në procesin e fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Shihet qartë që deri te një situatë e tillë eskaluese kishin sjellë shumë rrethana sociale, politike dhe ekonomike. Një nga faktorët që kishte ndikuar në fillimin e trazirave, që ishte konstatuar nga shumë ekspertë politikë, ishte gabimi që kishte bërë administrata e përkohshme ndërkombëtare e OKB-së në Kosovë, që nuk kishte qartësuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Mosqartësimi i statusit të ardhshëm të Kosovës kishte filluar të shkaktonte shqetësime dhe frustrime te popullata vendore, sidomos tek ajo shqiptare. Prandaj mjaftonte një shkëndijë e vogël që situata të shpërthente. Një incident eskalues, i cili u përhap shumë shpejt, ndodhi me mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër në Mitrovicë. Zgjerimi shumë i shpejtë i demonstratave në Kosovë në vitin 2004 ishte një tregues i qartë se sa e brishtë ishte situata politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, andaj kjo bëri që faktori ndërkombëtar, sidomos OKB-ja, të fillonte të merrej shumë më seriozisht me procesin e hapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës. Edhe pse këto trazira dëmtuan reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, një fakt i pamohueshëm është se u përshpejtua hapja e bisedimeve rreth statusit të Kosovës që ishte një vendim i duhur dhe nuk mund të shtyhej më tutje çështja e statusit politik të Kosovës. Me këtë konstatim ishin pajtuar edhe shumë diplomatë ndërkombëtarë si: Holbrooke, Kai Eide, Martti Ahtisaari, prandaj pas një viti, në vitin 2005 edhe filluan përgatitjet duke u krijuar ekipi negociator që do të përfaqësonte Kosovën në bisedimet e Vjenës. Trazirat e marsit të vitit 2004 ishin një sinjal se status quo-ja nuk mund të vazhdonte më tej nga administrata e përkohshme e OKB-së në Kosovë.

Keywords:

UNMIK, UÇK, KFOR, trazirat e marsit

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Bashota, Bardhok. Teoria dhe praktika e administrimit territorial ndërkombëtar. Shkup, 2018.

  2. Judah, Tim. Kosova: Çfarë duhet të dijë secili. Prishtinë, 2020.

  3. King, Ian, dhe Whit Mason. Paqe me çdo kusht: Si dështoi bashkësia ndërkombëtare në Kosovë. Prishtinë: Koha, 2007.

  4. Malnar, Dario. SHBA-ja dhe Kosova. Prishtinë, 2013.

  5. Pardew, James. Paqebërësit: Lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan. Prishtinë: Koha, 2021.

  6. Rathfelder, Erich. Kosova: Historia e një konflikti. Prishtinë: Artini, 2023.

  7. Selaci, Gëzim. Legjitimiteti politik në Kosovë: Rasti i Administratës së Përkohëshme Ndërkombëtare. Prishtinë: Artini, 2020.

  8. Andersen, Louise. “UN Peace Operations in the 21st Century: State-Building and Hybridity.” Danish Institute for International Studies, Report 2007:11.

  9. Chandler, David. “The State-Building Dilemma: Good Governance or Democratic Government.” Centre for the Study of Democracy, University of Westminster, draft paper presented at the Roundtable on Development, Under-Development and Armed Conflict, Military Centre for Strategic Studies, Rome, 25 October 2004, https://www.davidchandler.org/wp-content/uploads/2014/11/The-Statebuilding-Dilemma.pdf.

  10. Human Rights Watch. Askund në agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004. Raport nr. 4, vëllimi 18, maj 2006.

  11. Human Rights Watch. Failure to Protect: Anti-minority Violence in Kosovo. Raport, 25 korrik 2004, https://www.hrw.org/report/2004/07/25/failure-protect/anti-minority-violence-kosovo.

  12. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave. Administrimi dhe qeverisja në Kosovë. Seria për kërkime politike, botim i veçantë, Prishtinë–Gjenevë, qershor 2005.

  13. International Crisis Group. Kolapsi në Kosovë. Raport i ICG-së për Evropë, 22 prill 2004, Prishtinë/Beograd/Bruksel, https://www.files.ethz.ch/isn/28082/155_collapse_in_kosovo_albanian.pdf.

  14. KCSF. Analiza e shoqërisë civile në Kosovë. Prishtinë, shtator 2005, https://www.kcsfoundation.org/wp-content/uploads/2017/12/KCSF_2005.pdf.

  15. Misioni i USAID-it në Kosovë. Plani strategjik 2004–2008. Korrik 2003, https://pdf.usaid.gov/pdf_docs/Pdabz154.pdf.

  16. OSCE Mission Report. “Little progress in Kosovo justice system handling of March 2004 riot cases.” https://www.osce.org/kosovo/49880, qasur më 29 shkurt 2024.

  17. Whaites, Alan. “States in Development: Understanding State-building–Governance and Social Development.” DFID Working Paper, 2008, https://gsdrc.org/document-library/states-in-development-understand, qasur më 25.12.2023.

  18. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës. Memorandum of Understanding on Agreed General Principles for the Reconstruction of Churches. Dokument zyrtar institucional, Prishtinë, 2004.

  19. Bajraktari, Halim. Roli dhe prespektiva europiane e Kosovës. Tezë doktorature, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2014.

  20. Jahiri, Muhamet. Analizë kritike e raportimit të gazetave ditore shqipe për trazirat e marsit 2004. Punim doktorature, Prishtinë, 2018.

  21. Namani, Qazim. Trashëgimia kulturore-historike në Kosovë gjatë shekujve XIX–XX–XXI. Tezë doktorature, Universiteti i Tiranës, 2015.

  22. Halili, Nijazi. “Roli i diplomacisë shqiptare në zgjidhjen e krizës së Kosovës gjatë 2004-ës.” Qasur më 15 qershor 2022, https://www.researchgate.net/publication/358276988.

  23. Rrahmani, Bashkim. Kosova nën protektoratin e OKB-së. Qasur më 11 shkurt 2023, https://www.researchgate.net/publication/316919306_Kosova_nen_protektoriatin_e_OKB-se.

  24. Zogaj, Agim. “Pasqyra e shtypit të Kosovës.” Deutsche Welle, qasur më 7 shkurt 2023, https://www.dw.com/sq/pasqyra-e-shtypit-te-kosoves/a-2590807.

  25. Arbresh Info. “Krejt çka ndodhi në trazirat e marsit – 14 vjet pas, askush s’ka përgjegjësi.” Arbresh.info, qasur më 7 shkurt 2023, https://www.arbresh.info/lajmet/krejt-cka-ndodhi-ne-trazirat-e-marsit-14-vjet-pas-askush-ska-pergjegjesi/.

  26. Epoka e Re. Prishtinë, 2004.

  27. Zëri. Prishtinë, 2004.

  28. Koha Ditore. Prishtinë, 2004.

  29. Intervistë me Arsim Bajramin, profesor universitar, 3 prill 2024.

  30. Intervistë me Bajram Kosumin, ish-kryeministër i Kosovës, 4 prill 2024.

  31. Intervistë me Fatmir Sejdiu, ish-president i Republikës së Kosovës, 11 shtator 2023.

  32. Intervistë me Joachim Ruecker, ish-shef i UNMIK-ut, 26 shkurt 2024.

Downloads

Published

2026-02-02

How to Cite

Dibrani, Behxhet, and Berisha Arben. 2026. “Trazirat E Vitit 2004 Në Kosovë: Ndikimi I Tyre Rreth Fillimit Të Bisedimeve për Statusin E Kosovës”. Kosova, no. 50 (February). Prishtinë, Kosovë:425-46. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7927.

Numër

Section

Artikuj