Botimi i librit hyrje në gjuhësi nga prof. Anastas Dodi, një arritje e shënuar në fushën e studimeve gjuhësore

Autorët

  • Enver Hysa
  • Seit Mansaku

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1004

Abstract

Kohët e fundit ka dalë nga shtypi libri Hyrje në gjuhësi i prof. Anastas Dodit, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2019 (303 faqe). Prof. Anastas Dodi është një emër i mirënjohur në gjuhësinë shqiptare. Ai e ka filluar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe kërkimore shkencore që me mbarimin e studimeve të larta në vitin 1955. Ka një veprimtari të gjatë pedagogjike si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, por dhe si një nga drejtuesit e këtij fakulteti, ku ka qenë për mbi një dhjetëvjeçarë zëvendësdekan. Gjatë gjithë viteve që punoi si pedagog ka zhvilluar kurset e plota të fonetikës së gjuhës shqipe, të hyrjes në gjuhësi, të hyrjes në historinë e gjuhës shqipe, të fonetikës historike etj. Ligjëratat e tij për këto lëndë të rëndësishme shquheshin për nivelin shkencor dhe aftësitë e autorit për t’ua transmetuar njohuritë studentëve. Për shumë kohë (nga viti 1978-1994) ka punuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si Sekretar shkencor i Seksionit të Shkencave shoqërore, ku ka dhënë një ndihmesë të çmuar për ndjekjen dhe mbarëvajtjen e veprimtarive studimore dhe për organizimin e problemeve të atij seksioni dhe të Akademisë në përgjithësi. Prof. Anastas Dodi ka një veprimtari studimore e pedagogjike të pasur e të vyer në disa fusha të gjuhësisë shqiptare dhe të mësimdhënies universitare. Atë e kanë interesuar sidomos problemet e fonetikës e të fonologjisë, të gramatikës së shqipes, të gjuhës standarde dhe të kulturës së gjuhës, të historisë së albanologjisë e të gjuhësisë së përgjithshme etj. Për të gjitha këto fusha autori ka botuar në shtypin shkencor një varg studimesh e artikujsh që janë vlerësuar si kontribute të rëndësishme për gjuhësinë shqiptare. Veçanërisht i rëndësishëm ka qenë kontributi i tij në fushën e fonetikës ku, pasi kishte marrë specializime të veçanta në institute të specializuar në Sankt Petërburg, në Paris dhe në Bon, ka qenë titullar i kësaj lënde për shumë vite në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ka hartuar tekstin universitar të kësaj lënde dhe ka shkruar e botuar disa studime e artikuj për sistemin fonetik e fonologjik të shqipes që janë vlerësuar nga kritika shkencore.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2020-12-07

How to Cite

Hysa, E., & Mansaku, S. (2020). Botimi i librit hyrje në gjuhësi nga prof. Anastas Dodi, një arritje e shënuar në fushën e studimeve gjuhësore. Studime Filologjike, 74(3-4), 211–218. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1004