Mbi karakterin antonimik te kuptimeve të fjalëve në gjuhën shqipe dhe pasqyrimin e tyre në fjalorin shpjegues

Autorët

  • Miço Samara

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2812

Abstract

Ndërmjet problemeve që dalin gjatë studimit të antonimisë në gjuhën shqipe një ndër më të rëndësishmit është ai i zbulimit të karakterit antonimik të kuptimeve të fjalëve, si edhe i pasqyrimit të tyre në fjalorin shpjegues. Pjesa e parë përbën anën teorike të problemit, kurse pjesa e dytë anën praktike të tij. Ky problem vetëm sa preket nëpër gramatika ose tekste shkollore 1, por studime të veçanta për atë nuk ka. Në dispencën e pregati tur si tekst mësimor për shkollat e larta «Leksikologjia shqipe» nga J. Stefi gjejmë përpjekjen e parë për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së këtij problemi, i cili përbën thelbin e antonimisë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih a) K. Cipo, Gramatika shqipe, Tiranë, 1959, f. 39

  2. b) K. Cipo, Sintaksa, Tiranë, 1952, f. 50

  3. c) Sh. Demiraj, Leksikologjia dhe fonetika shqipe (dispensé) ç) J. Stefi, Leksikologjia shqipe, Tiranë, 1964, f. 35.

  4. d) A. Xhuvani, E. Çabej, — Parashtesat e gjuhës shqipe. «Bui. Shk. Shoq.» 1956, nr. 4, f. 66.

  5. Shih Fjalorin e gjuhës shqipe (1954)

  6. Kuptohet, se nuk mund të çelet një gjë pa qenë e mbyllur dhe as që mund të blehet një send në qoftëse një tjetër nuk e shet atë.

  7. V.N. Komisarov në art. «Problemi i përcaktimit të antonimeve» (Vaprosi jazikoznania, 1957, nr. 2, f. 52) thotë: «Gjatë studimit të problemit të antonimeve, nuk mund të bëjmë dot pa analizën e marrëdhënieve të tipeve përkatëse të koncepteve. Megjithatë, meqë, në radhë të parë kemi të bëjmë me fjalë, studjuesin duhet ta interesojnë vetë mjetet gjuhësore të sqarimit të marrëdhënieve midis koncepteve. Harresa e këtij fakti... mund të shpjerë lehtë... në ngatërrimin e kategorive logjike me ato gjuhësore».

  8. Parafjalët nuk shprehin koncepte, megjithatë ato kanë kuptim dhe ndërmjet tyre mund të krijohen marrëdhënie antonimike p.sh. mbi - nën («Gjithë jetën koka mbi një gur, gjithë vdekjen koka nën një gur» «Zëri i popullit, dt. 9.X.66, f. 3).

  9. Në Fjalorin e gjuhës shqipe (1954) fjala i lig shpjegohet vetëm me sinonimin i keq.

  10. Shih N.I. Kondakov, Logjika, M. 1954, f. 316 rus.

  11. Në tre këta shembuj pjesëza mohuese jo nuk merr pjesë si élément fjalëformues, prandaj nuk kemi të bëjmë me fjalë antonime. Shih edhe Leksikologjia shqipe, Tiranë, 1964, i. 36; «Studime filologjike», Tiranë 1965, nr. 1, f·. 159.

  12. V.N. Komisarov. Sllovar antomimov sovremjenovo angliskovo jazika, Moskva 1964, f. 21 bot. rus.

  13. Rolin e parashtesës mohuese si element fjalëformues e luan në shqipen edhe s- dhe jo- p.sh. i kamur — i skamur, zyrtar — jozyrtar, antagonist — joantagonisht. Kundërvënia e kuptimeve të këtyre fjalëve bazohet në mohimin, sikurse edhe kundërvënja e fjalëve antonime me parashtesën pa-.

  14. I1) Shih «Studime Filologjike»·, Tiranë 1965, Nr. 1, f. 157.

  15. Karakteri antonimik i kuptimeve të fjalëve me parashtesat anti-, kundër-, mbi- dhe nën- nuk është marrë në analizë në këtë punim.

Downloads

Published

1967-06-01

How to Cite

Samara, M. (1967). Mbi karakterin antonimik te kuptimeve të fjalëve në gjuhën shqipe dhe pasqyrimin e tyre në fjalorin shpjegues. Studime Filologjike, 1(2), 21–34. https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2812