Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të veriut
(sipas vezhgimeve ne zonen e Koplikut, rrethi i Shkodres)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2917Abstract
Dihet se historia e gjuhës është e lidhur ngushtë me historinë e shoqërisë, prandaj ligjet e zhvillimit të një gjuhe mund të kuptohen vetëm duke i parë në lidhje me historinë e popullit që e flet, i cili është krijuesi dhe bartësi i saj. Kështu p.sh. ndarja dialektore e gjuhës shqipe është pasojë e rrugës historike nëpër të cilën ka kaluar populli ynë: ndarja dhe copëzimi krahinor sipas fiseve, feudeve a principatave, sipas maleve a bajraqeve, përçarja në fe të ndryshme dhe robërimi shumëshekullor prej pushtuesve të huaj kanë lënë gjurmë të thella edhe në gjuhë. Gjuhësia marksiste ka shpjeguar se dialektet e një gjuhe veçohen, ose përkundrazi afrohen e njësohen në varësi nga komunikimi midis kolektivave përkatëse, nga shtrirja dhe zgjatja e këtij komunikimi. Mund të thuhet se ndërsa zanafilla e dialekteve është e lidhur, me izolimin pak a shumë të madh të përfaqësuesve të tyre në të kaluarën, rrafshimi dhe shuarja e dallimeve dialektore vinë nga zgjerimi i komunikimit midis përfaqësuesve të dialekteve të ndryshëm njeri me tjetrin dhe· sidomos nga bashkëveprimi i tyre me gjuhën letrare kombëtare, i cili realizohet plotësisht vetëm në periudhën e socializmit. Një dëshmi e qartë për këtë është zhvillimi konvergjues i dialekteve dhe i të folmeve të gjuhës sonë. Vrojtimet gjuhësore tregojnë se nga dita në ditë dallimet dialektore po vinë duke u rrafshuar.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
Në këtë kumtesë, termin gjuhë letrare do ta shtrijmë edhe mbi «thjeehtligjërimin».
-
Zona e Mbishkodrës, duke filluar nga Gruemira e Grizha në jug e deri fare në Veri (Keimend) përbën një njësi të vetme etnografike e gjuhësore. Në të kaluarën ajo ndahej në dy pjesë: Malësia (e njohur me emrin Malësia e Madhe) ku hynin: Hoti, Gruda, Triepshi. Kelmendi, Nastrati e Shkreli dhe Rranxat, ku hynin: Kopliku, Grizha, Lohja, Reçi, Rrjolli.
-
Shkodra, ka qenë dhe vazhdon të jetë vendi ku malësorët zbresin për të bërë pazarin si dhe për të kryer nevoja të ndryshme, mjekimi etj.
-
Me -«fjalë të reja» këtu do të kuptojmë ato fjalë që për nëndialektin në fjalë s. janë të reja. ndërsa në gjuhën letrare, ato ka kohë që s’janë më të tilla.
-
Gj. Shkurtaj, E folmja e Kastratit, «Studime filologjike», 2, 3, 1967.
-
Po ai, Po aty.

Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.