Rreth ndajfoljëzimit (adverbializimit) të disa formave gramatikore dhe të disa togjeve të tipit parafjalë + emër
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2929Abstract
.Downloads
References
-
Këtu po shënojmë se ç’qëndrim është mbajtur në disa gramatika të gjuhës shqipe dhe në dy studime kushtuar ndajfoljevet lidhur me format në fjalë: S. Frashëri në Shkronjëtore e gluhësë shqip, f. 130, shënon se si ndajfolje kohe përdoren edhc emrat, që tregojnë kohë, në rasën kallëzore, si ditënë, natënë. I.D. Sheperi në Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, 122, shën. 3, pohon: «Si ndajfolje përdoren dhe; a) rasa emërash: shkoj udhës. b) pjesoret: punofsh gëzuar!. O. M.vderrizi në Graxnatika e re e shqipes, f. 272, shënon: «Si ndajfolje vendi përdoren edhe disa emna në rasën rrjedhore të shqueme e të pashqueme: Shkoi fu- shës. U sueLl kodrash>·. Dhe pak më poshtë; «Si ndajfolje kohe, përdoren edhe disa emna në rasën kallxore të shqueme: Natën ban ftohët e ditën vapë. Të djelën do të shkojmë në Dajt». Në 1273 ai shënon se. si ndajfolje mënyre përdoren edhe pjesoret si: shkoi gëzue. hecte zbathë. K. Cipua në Gramatika shqipe, f.180, shënon si ndajfolje kohe edhe; ditën (nëpër diell), natën (nëpër hënë), verës, dimrit; kurse në 1181 shënon si ndajfolje vendi edhe: rrugës, fushës, malit. A. Xhuvani në Studime gjuhësore (Tirane, 1956), 1194, shënon si ndajfolje edhe: ja tha copë, e ngre peshë, e qiti gisht, eoi vrap, shkoj këmbë, faqe, mot, vjet (em- nore): ditën, natën. vitin, mot in (kallzore); dimnit, verës, motit, javës, udhës, malit (rrjedhore e njëjësit); malevet, rrugëvet, premanet, natënet, (këto rrobe i vesh) Pashkëshit, (më duel) hundësliit, (lodhem) kambësh, (krihern) flokësh, lahem slitetsh (rrjedhore e shumësit). M. Domi në Gramatika e gjuhës shqipe, pj. II — Sintaksa (Tiranë, 1955) në ndërtimet e tipit: Luaj vendit. Eca hijes. Mos rrini rrugëve. (1107), Dimrit unë vesh çorape leshi. Gjithë natën ka rënë shi. Verës unë mbaj çorape pambuku. Një viti unë kam qenë në Dardhë, (f. 112), fjalët e nënvizuara i quan emra. Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, dispensa II. f. 260-261 format e tipit ditën, natën, verës, dimrit etj., rrugës, anës; rrëzës etj. i trajton si forma emërore. Ai anon nga ky mendim sepse ato «nuk përdoren me ndonjë kuptim të ngushtuar ose të zgjëruar... dhe, nga ana tjetër, mund të përcaktohen edhe me fjalë të tjera, që luajnë rolin e një cilësori, të një ndajshtimi a të një plotësi tjetër, kurse ndajfoljet nuk marrin pas tyrc ndonjë cilësor ose plotës tjetër». Ai shton se disa nga format e këtij tipi mund të përdoren edhe me parafjalë. Xh. Lloshi në artikullin Shënime pér fjalën dhe togfjalëshin, «Stud. fil.» 4, 1966, 186 V., bën fjalë për disa emra me kuptim kolektiv, të cilët «për shkak të semantikës së tyre përdoren si ndajfolje» dhe shton: «Me përdorim kuptojmë shkallën e,ndërmjetme nga emri tek ndajfolja, atë shkallë kur ndryshimi i brendshëm semantik i fjalës nuk ka gjetur përfundimisht edhe formësimin e jashtëm gramatikor». Këtu. ai ka parasysh emra të tipit stivë në shprehje të tilla si: vë stivë, bëj stivë etj. E. Hysa në një studim kushtuar ndajfoljevet (ende i pabotuar) format e tipit ditën, natën, të enjten etj., verës, dimrit, udhës, anës etj. i trajton si ndajfolje. Format e tipit dimrit, kur ndiqen nga një përcaktor dhe prihen nga një parafjalë,
-
ai i trajton «si kalimtare që po priren nga ndajfoljet». Si forma «në gjëndje kalimtare» janë, sipas tij, edhe format e tipit maleve, udhëve, rrèzave, hijeve etj. Ai bën fjalë edhe për «ndajfoljëzim kontekstual» dhe këtu ka parasysh rastet leur disa emra «vetëm në kontekstc të caktuara përdoren si ndajfolje”·. Ai shton se në ndajfoljëzimin e emravet përveç formës së tyre, që luan «roi kryesor», një roi të rëndësishëm
-
luan edhe funksioni i tyre sintaksor dho përfundon se në çdo rast duhet pasur parasysh konteksti, «i cili këtu luan roi drejtues».
-
S. Frashëri, vep. cit.. 130, shënon se si ndajfolje kohe përdoren edhe «shum’ emëra bashkë me një parje [ = parafjalë]” si; për herë, në mëngjest, më të nesërmet. O. Myderrizi në gramatikën e, tij si lokucione ndajfoljore përmend, ndër të tjera: më nji anë, m’at'anë, për ditë, për javë, dite për ditë (f.272), me mend, pa kujdes, për bukuri, për dhunë, pa hir, me të buté, me të keq (f.273). K. Cipua në gramatikën e tij si lokucione ndajfoljore përmend, ndër të tjera: asi vakti, më në funt, me mëngjes, me pulat, sa çel e mbyll sytë, mbë të ngrysur, para tri ditësh, gjithë ditën, gjithë natën e lume, tërë natën, pa gdhiré, pa dalë ujku nga fshiati, Shën Gjergjit (f.180); nga çdo anë, mbë çdo anë, mbë nj'anë, mbë këtë anë, mb'at'anë, mbë të djathtë (djathtas), mbë të mëngjër (majtas). për ballë, në mest, mbë ijë, mbë dhe (f.180-181): me të shpejtë; për fat, me të mirë, me të keq, me zi (f.181). A. Xhuvani në Studim-e gjuhësore, f. 199 bën fjalë për lokucionet ndajfoljore, «që formohen prej dy a ma shumë fjalësh të lakueshme a të palakueshme dhe të bashkuome ose jo me parafjalë”. Si lokucione ndajfoljore të formuara prej një parafa le dhe një emri, ose mbiemri (a pjesoreje), a përemri, ai rendit: me vrap, me mend, me vend, me zemër, me shkop, me shpirtit, me urdhërit, me kohë, me ne, meturp etj., pa mëshirë, pa pushim, pa turp, pa da, pa aguem, pa gdhiré, pa ëngjëlluar, pa ju, pa kohë, pa fund etj., më derët, më buzët, më kambë etj.; mbi dhet, mi boshtit, mbi mua, mbi kurris, mbi rruzë, mbi supet etj.; në pust, në shit, në borët, në
-
lukthit, në barkut, në zemërt etj.; nënë gurt, nënë dardhët, ndën tokë, ndën atë, ndën doré etj.; nga mot, nga vjeshta, nga pazari etj.; për tokë, për truell, përditë, për dhunë, për gryke, për dore, për veshi, për tyj, për hundësh etj.; deri mot, gjer vjeshtës, mje në krahënuer etj. ndaj meje, ndaj syresh, ndaj gravet etj. Si lokucione ndajfoljore të formuara «prej një parafale dhe gjinisë asnjanëse të mbiemrit, që mirret si emën abstrakt», ai përmend: me të mirë. me t’egér, me të buté, me të shpejtë, me të drejtë, (mbahem) me të madh, ndaj të gdhiré, ndaj të ngrysur.
-
Sh. Demiraj në vep. cit., 263 v. pohon se si lokucione ndajfoljore do të merren «ato grupe fjalësh të adverbializuara, që nuk janë ngjizur ende në një fjalë të, vetme. Grupet e. fjalëvet, që merren si lokucione ndajfoljore. nga përdorimi i gjatë dhe i dëndur janë kristalizuar në mënyrë të tillë që zakonisht nule lejojnë t’u shtohet ose t’u hiqet ndonjë fjalë. Të tilla janë në gjuhën shqipe një varg lokucionesh të formuara nga togu parafjalë -f- emër ose mbiemër i substantivuar etj. si p.sh.: me htf, me (të) pahir, me të mirë, me të keq, me të drejtë, pa të drejtë, për herë,
-
për bukuri, për çudi etj.” J. Thomaj në artikullin Një klasifikim i frazeologjizmave me vlerë ndajfoljore në gjuhën shqipe, «Stud. fil.», 1, 1969, 3-46, ku merret gjërë e gjatë me frazeologjiz- mal me vlerë ndajfoljore «që përbëhen prej jo më pak se dy fjalësh shënuese», trajton shkurt (f.4-5) edhe disa «lokucione» ndajfoljore të tipit parafjalë + emër si : me këmbë, nën doré, me një frymë, nën gunë, nën hundë, nën lëkurë, nën rrogoz, në tym. ndër sy. pas stipine, prapa diellit, prnpa krahëve, për një girne etj. Ai shton se këto «lokucione» kanë karakter idiomatik, «të fituar nëpërmjet një shndërrimi figurâtiv të kuptimit» dhe «janë ekuivalentë të ndajfoljeve të thjeshta keq, fshehu- razi. shpejt, kot, haptazi, larg etj. (me dallimin në përmbajtje dhe në vlerën ekspresive)». E Hysa në studimin e cituar, duke bërë fjalë për ndajfoljëzimin e togjeve të tipit parafjalë + emër, vë në dukje se ky procès përftohet atëherë kur dobësohet lidhja kuptimore midis parafjalës dhe emrit, duke u përdorur ky i fundit «me një kuptim mjaft të përgjithshëm». Nga të tilla «lokucione», që ndërtohen me parafjalë të ndryshme, ai përmend: I) me parafjalën me: a) me egërsi, me kohë, me natë, me ngashërim, me nxit, me nxitim, me orë, me padurim, me qesëndi etj.; b) me të buté, me të egër, me të mirë, me të keq, me të ngutur, me të pabesë, me të qeshur, me të tallur, me të urtë, me të vështirë, etj. II) Me parafjalën për: për një çast, për ditë. për një hop, për një herë, për ibret, për jeté, për një kohë, për mot, për natë, për orë, për vit, për turp etj. (f.79). III) Me parafjalën nga: nga ditë, ngaherë, nga mot etj. si edhe nga hera, nga dita. f. 80. IV) Prej kohe e prej kohësh, në këmbë e më këmbë, në çast, në minute, më tym etj.
-
Kur pjesorja përdoret në funksion kallëzuesor nuk është e ndajfoljëzuar. Si rrjedhim, mendimi i I.D. Sheperit (Gram. 122, shën. 3) se në shëmbëllën punofsh gëzuar, dhe ai i O. Myderrizit (Gram. 273) se në shëmbëllat — Shkoi gëzue. Hecte zbathë, pjesorja përdoret si ndajfolje mënyre, nuk janë të saktë.
-
Shih edhe Fjalor i gjuhës shqipe (1954) f. 519.
-
Me lokucion ndajfoljor ne kuptojmë një grup fjalësh, që kanë një lidhje të qëndrueshme midis tyre dhe që si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht janë të baraz- vlershme, por jo identike, me një ndajfolje. Lokucioni ndajfoljor, si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht, zë një pozitë të ndërmjetme midis togut të li'rë dhe fjalës (në këtë rast, ndajfoljes), por duke qëndruar më afër kësaj të fundit. Me kalimin e kohës pjesët përbërëse të një lokucioni ndajfoljor mund të përngjiten në një fjalë të vetme, duke kaluar kështu përfundimisht në klasën e ndajfoijevet. Një dukuri e tillë është vërtetuar, p.sh., tek ndajfoljet prore (<^për orë), pranë (<^"për anë), ndanë (<^ndë anë), matanë (<^më a të anë) etj. ose tek ndajfoljet ngoje, ndore, ku n-, pas gjithë gjasash, është një parafjalë e vjetër e rrjedhores, për të cilën shih E. Çabej, Gjon Buzuku, «Bui. për shk. shoq», 4, 1955, 115. Të kihen parasysh edhe ndajfoljet sonte (<^*so nate), sot (<^*so dite), sivjet (<"*si vjeti), atëherë (<-"atë herë) etj. që dikur-kanë qenë togje të lira; këto togje, para se të pëmgjite- shin, duke kaluar kështu në klasën e ndajfoijevet, duhet të jenë përdorur për një kohë si lokucione ndajfoljore.
-
Për këto shih edhe A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e «Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe»·, «Stud. fil.», 2, 1968, 85.
-
Siç del edhe nga këta dy shembuj të krahasuar, në lokucionet e tipit në tym, duke qenë se emri përdoret në një formë të ngurosur, edhe vetë parafjala e humbet aftësinë e saj për t’u përdorur para të injejtit emër në trajtë të shquar, përkatësisht të pashquar, të prirë nga nyja një ose nga ndonjë tjetër përcaktor, ose të ndjekur nga një përcaktor me ose pa përshtatje.
-
Shih shënimin 7.
-
G. Meyer-i, Etymologisches Wörterbuch, f. 304, si edhe E. Çabej në një nga Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe (ende të pabotuar) kanë shprehur men- dimin se nga e përdorur me kuptim distributiv është e njëjta fjalë, për nga origjina, me parafjalën nga.
-
Tek arbëreshët e Italisë distributivja nga përdoret relativisht më shumë se në të folmet e Shqipërisë; tek ata e gjejmë të përdorur edhe me forma gramatikore, që s’mund të interpretohen ndryshe veçse si forma të rasës kallëzore. P.sh.; Nka të shtunë ti m’i tagjis, m’i tagjis e m’i potis, nka të diel m’i nëmëro... (Poezija popullore arbëreshe, botuar nga Z. Kodra, Tiranë 1957, f. 128-130).
-
Tek Fjalor i gjuhës shqipe (1954). f. 344, ngahera jepet si ndajfolje dhe shkruhet si një fjalë. Edhe në Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (projekt), Tiranë, 1967, ngadita, ngahera dhe ngaherë shkruhen si një fjalë.
-
Shih A. Xhuvani — E. Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe, f. 6.
-
Natyrisht këtu është fjala për ato raste, në të cilat togu i tipit me + emër prejfoljor asnjanës nuk ka marrë vlerë foljore: shih për këtë artikullin tonë në «Stud. fil». 2. 1969, 48 v.
-
Shih shën. 7.
-
Shih shën. 1.
-
Ndryshe qëndron puna në .gjuhë të tilla si gjermanishtja, ku emrat e tipit ditën, natën, verës, dimrit etj. me kuptim të përgjithësuar, kur shërbejnë si plotës kohe, përdoren në një formë të ngurosur, pra, paraqiten formalisht të ndajfoljëzuar. Ata zakonisht përdoren me prapashtesën ndajfoljëzuese -s, si p.sh. Tags, Nachts, Sommers, Winters etj., megjithëse në atë gjuhë përdoren edhe ndërtimet me parafjalë si am Tage, in der Nacht etj. (shih për këto H. Paul, Deutsche Grammatik, III,-372 V.). Të kihen parasysh edhe shprehjert e ndajfoljëzuara di giorno, di notie, d’estate, d’inverno etj. të italishtes dhe de jour, de nuit etj. të frëngjishtes.
-
Për këto shih vërejtjet tona në «Studime filologiike», 1, 1969, III v.
-
Pak më poshtë ai pohon: «Në bashkëvajtje me mbiemrat përkatës më- vetësia funksionalisht mbiemërore e këtyre emrave zbehet për shkak të shfaqjes direkte të tiparit të dhënë nga mbiemri përkatës, edhe funksioni sintaksor i tyre ndUjmon që nga semantika e vërtetë, shumë + mbiemër, të rroket vetëm shumë, pra në dukje u mbetet vetëm funksioni ndajfoljor «shkallëzues»-...«·
-
Shih shën. 2.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.