Rreth formavet të së ardhmes në gjuhën shqipe

Autorët

  • Shaban Demiraj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2947

Abstract

Është tashmë një fakt i njohur që në gjuhën e sotme shqipe, për té shprehur kuptimin e kohës së ardhme, përdoren kryesisht1 dy tipa formasti analitike, që ndërtohen me anë të pjesëzës foljore -«do» dhe me anë të foljes «kam». Në tipin e parë pjesëza «do» ndiqet nga e tashmja e lidhores, të pajisur ose jo me pjesëzën të (do të bëj, do bëj). Në tipin e dytë kemi këto tri formime: 1) kam + paskajorja e tipit me ba; 2) kam + forma e pashtjellë e tipit për të bërë me vlerë paska- j ore je; 3) kam + e tashmja e lidhores. Duke u mbështetur në gjuhën e veprës së Buzukut. M. La Piana (Studi linguistici albanesi, I. 1939, f. 150), dhe pas tij I. Ajeti (Nji shqyr- tim i shkurtë mbi zhvillimin e futurit në shqipe, «Jeta e Re» 2, 1954, 122) dhe M. Domi (Morfologjia historike e shqipes — konspekt leksione, 1961, f. 70) kanë pranuar që në një fazë më të vjetër shqipja përdorte edhe të tashmen e lidhores me vlerën e kohës së ardhme. Përdorimin e së tashmes së lidhores me vlerën e së ardhmes, duke u mbështetur edhe në gjuhën e Buzukut, e ka vënë në dukje edhe K. Cipua (Gramatika shqipe. 1949. f. 116).

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Për përdorimin e së tashmes së dëftores dhe të lidhores me vlerën e së ardhmes do të bëhet fjalë më poshtë.

  2. Shih për këtë Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe (dispensé) 11/215; F. Agalliti, Vëzhgime mbi kuptimet e disa trajtave kohore, «Studime filo- logjike» 2, 1968, 134. Të kihet parasysh se identiteti formai i së ardhmes në të shkuarën me mënyrën kushtore e ka burimin në faktin se kjo e fundit është përftuar nëpërmjet përdo- rimit të së parës nëpër apodosa periudhash hipotetike.

  3. Me këtë vlerë kjo formë haset edhe në disa të folme gege; shih për këtë Gj. Shkurtaj, E folmja e Kastratit, «Studime filologiike» 2, 1967, 54.

  4. Shih për këtë K. Cipo, Sintaksa, 43; Sh. Demiraj, dispensa e cituar, 207; F. Agalliu, art. cit., f. 133-4. Të kihe t parasysh se edhe në rumanishte e n ë greqishten e re e ardhmja e përparme (futurum exactum) përdoret më dendur per të shprehur veprime të mundshme të së shkuarës. d.m.th. me vlerë presumptive; shih për kë të Gramatica lim b ii romine, 1 (1963), f. 241; Maria Moser-Philtsou, Leh rb u ch der neugriechischen

  5. Sprache, f. 97. Kjo e fundit shënon se në greqishten e re ky kuptim shprehet edhe me pjesëzën θά të ndjekur nga aoristi i dëftores.

  6. Sipas mendimit më të përhapur, «do» për nga origjina është forma e vetës së tre të njëjës të së tashmes dëftore. E. Çabej, Hyrje n ë historinë e gjuhës shqipe— dispensé — f. 81, shpreh supozimin se ajo «mund të jetë trajta e shkurtuar e dua, po mund të je të edhe tra jta e vetës së tre të të njëjësit». Ne nuk do të përjashtonim edhe një mundësi të tre të që «do» e së ardhmes ta ketë burimin edhe tek forma e vetës së dytë njëjës. Pamundur të ndalem i më gjatë tash për tash në këtë çështje, këtu vetëm po shënojmë se fonetikisht është më e mundshme që pjesëza «do» e së ardhmes ta ketë burimin tek forma e vetës së tre të ose të dytë njëjës. Megjithatë, do pasur parasysh se në veprën e Buzukut forma e vetës së tretë njëjës «do» ndiqet rregullisht nga paskajorja e tipit me ba dhe asnjëherë nga lidhorja . Kurse forma e vetës së parë njëjës «duo» ndiqet rregullisht nga e tashmja e lidhores. Edhe forma e vetës së dytë njëjës «do» në atë vepër ndiqet më fort nga e tashmja e lidhores, si p.sh.: A do të banesh shëndosh? (XLV/bis). Edhe në veprën Dottrina Christiana të Budit forma e vetës së parë njëjës «duo» ndiqet më fort nga e tashmja e lidhores, kurse format e vetave t të tjera ndiqen rregullisht nga paskajorja .

  7. Përdorimin e së ardhmes me pjesëzën «do» edhe në gegërishte e kanë vënë në dukje, ndër të tjerë: N. Jokli. Litteris IV. nr. 3 (1927), f. 209; M. La Piana, Studi linguistici albanesi I. 151; M. Domi .Morfologia historike e shqipes, 69; VV. Cimochowski, Le Dialecte de Dushmani, 113-4; I. Ajeti, Isto rijsk i ra zvita kgegijskog govora Arbanasa kod Zadra, f. 102; I. Ajeti, Istarsko-arbanaski prevod priée o izgubljenom sinu, në «Godisnjak» I — Balkanoloàki Institut, Sarajevo 1957, f. 201; I. Ajeti, Nji shqyrtim i shkurtë mbi zhvillimin e futurit në shqipe, «Jeta e Re» 2, 1954. 122 v.; I. Ajeti, Historia e gjuhës shqipe, Prishtinë 1969, f. 97; I. Ajeti. Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës, Prishtinë 1960, f., 46; M. Begolli, Të folunit e Rugovës me disa veçori të veta, «Përparimi» 5, 1958. 317; L. Mulaku, Govor albanasa bajgorske Shalje, Prishtinë 1968, f. 215-216; E. Lafe, E folmja e Nikaj-Mërturit «St. fil.» 3, 1964, f. 128; Gj. Shkurtaj, E folmja e Kastratit, «St. fil.» 2, 1967, 54; Gj. Shkurtaj, Vëzhgime rreth të folmeve të malësorëve të Bregut të Matés, të ishullit të Lezhës e të ishullit të Shëngjinit, në «Lissus», Tiranë 1967, f. 167; Q. Haxhihasani, Vëzhgime gjuhësore në krahinën e Lurës, BUSHT, Seria Shk. shoq. 4. 1963, 131; B. Beci. Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSHT. Seria Shk. shoq. 2. 1963. 224; B. Beci, E folmja e Reç-e-Dardhës së Dibrës, «St. fil». 4, 1964, 158; J. Gjinari. Vëzhgime mbi të folmen e Malësisë së Krujës, «St. fil.» 4. 1964. 122;

  8. J. Gjinari, Për historinë e dialekteve të gjuhës shqipe, «St. fil.» 4, 1968, 134-5;

  9. M. Çeliku, Vëzhgime mbi të folmen e krahinës së Peqinit, «St. fil.» 4, 1965, 112; M. Çeliku, Mbi grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe mbi disa tipare të tyre, «St. fil». 3, 1968, 130.

  10. Edhe në Kartotekën e gramatikës pranë Institutit të historisë e të gjuhë- sisë nuk gjëndet asnjë gjurmë për këto forma.

  11. Për përdorimin e këtij tipi të së ardhmes nga N. Filja, shih vepërzën «I krështeu i arbresh» të botuar nga M. Markianoi ne Romë më 1911, f. 18, 19. Shih edhe vërejtjet tona në «St. fil.» 1, 1969, 94.

  12. Siç e kemi vënë në dukje edhe më parë (shih «St. fil.», 2, 1969. 57, shën. 175), forma e së ardhmes e tipit kam për të bërë si dhe ajo e tipit kam me ba janë përftuar nga gramatikalizimi i togfjalëshavet kallëzuesorë korespondues me nuancë detyrimi.

  13. Ndonjë gjurmë e këtij tipi haset edhe në të folmet jugore të Shqipërisë. Ndonjë gjurmë haset edhe në dorëshkrimet e të ashtuquajturit Anonimi i Elba- sanit si edhe tek proverbat e botuara nga S. Kolea.

  14. Sipas M. Lambertz-it, KZ, 52. Band (1923) 1/2. (Doppel-Heft) f. 54, në të folmet arbëreshe të Molises ky tip i së ardhmes e ka ruajtur -«kuptimin e do- mosdosë», kurse ai me «do» ka ruajtur «kuptimin e dëshirës».

  15. Por tek N. Filia, vep. cit., f. 24, gjejmë të përdorur me nuancën e detyrimit edhe të ardhmen e përparme me pjesëzën «do». Ja si shkruan ai:

  16. M. — Kür ka të zerë fïll t’agro'një? D. — Do ket bére një zet viet.

  17. Është fjala për format e tipit të qenkësha, që kanë veçoritë formale të lidhores dhe të habitores, por që për nga modaliteti dhe funksionet anojnë nga lidhorja; për këtë shih vërejtjet tona në BUSHT. Seria Shk. shoq. 1, 1959, 59-60.

  18. Shembujt ilustrues prej Buzukut janë nxjerrë nga «Meshari» i Gjon Buzukut, botim kritik, punuar nga Eqrem Çabej, pjesa e dytë, Tiranë 1968.

  19. Shih për këtë artikullin tonë Rreth disa· problemeve të paskajores në gjuhën shqipe, «St. fil». 1. 1969, 82 v.

  20. Ne nuk pajtohemi me këtë shpjegim të Joklit dhe shpresojmë të merremi më gjatë me këtë çështje në një rast tjetër.

  21. Siç dihet, në disa gjuhë neolatine ndërtimi analitik i tipit scribere-habeo ka përfunduar në një fjalë të përngjitur, krahaso p.sh italishten scriverò dhe frëngjishten écrirai etj.

  22. Sipas H. Mihäescu-t, vep. cit. 142, «Shprehja volo cantare është ruajtur në voi cìnta» të rumanishtes. Një mendim i ngjashëm është shprehur edhe në Istoria limbii romàne, II, f. 89, ku nuk përjashtohet mundësia që në ruajtjen e këtij tipi të së ardhmes në rumanishte të ketë pasur një farë ndikimi edhe «lidhja e ve- çantë e latinishtes danubiane me greqishten e mesme, ku e ardhmja formohet me ndihmësen θέλω «dua».

  23. Në pjesën III të këtij artikulli, f. 60 v., ku bën fjalë për të ardhmen në rumanishte dhe veliotishte, Barici e vë në dyshim ndikimin grek në formimin e së ardhmes me «dua» në ato dy gjuhë; ai nuk pranon në këtë rast as ndikimin e shqipes.

  24. Siç na dëshmon J. Vendryes-i, vep. cit, 179, edhe në një gjuhë jo-indo- evropiane, siç është gjuha kineze, e ardhmja ndërtohet me ndihmën e foljes «dua».

  25. Me sa duket, këtë rast ka pasur parasysh J. Gjinari në «St. fil.» 4, 1968, 134, ku. duke u mbështetur në një kumtim të E. Lafes, pohon: «Tek Buzuku futuri do + lidhore del vetëm një herë».

  26. Në veprën e Buzukut (e aq më shumë tek Budi) edhe folja me vlerë modale mund ndiqet zakonisht nga lidhorja dhe më rrallë nga paskajorja e tipit me ba, kurse në gjuhë të tilla si gjuhët neolatine të perëndimit, gjuhët gjermanike etj. ajo ndiqet vetëm nga paskajorja.

  27. Për përdorimin e këtij tipi të së ardhmes në Shqipëri të Mesme shih M. Çe- liku, art. cit., «St. fil.» 3. 1968, 130. ku autori ka shprehur mendimin se ky tip futuri -«është forma zotëruese në tërë shqipen».

Downloads

Published

1970-09-01

How to Cite

Demiraj , S. (1970). Rreth formavet të së ardhmes në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(3), 69–84. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2947