Barleci apo Barleti?

Autorët

  • Injac Zamputi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2953

Abstract

Çështja e shkrimit të dre itë në gjuhën shaipe të llagapit të humanistit shqiptar Marinus Barletius autorit të librit mbi jetën e Skënderbeut dhe mbi Rrethimm e Shkodrës. Nuk është zgjidhur përfundimisht deri në ditët tona. Këtë llagap të historianit tonë të njohur e dime vetëm nga grafia latine, sikurse del në veprat e tij të botuara latinisht. Por, në gjuhën e gjallë popullore, nuk njohim me siguri një lidhje me ndonjë llagap të families shkodrane nga e cila ka dalë humanisti ynë. Ne mendoimë se çështja e drejtshkrimit të këtij llagapi është e lidhur me prejardhjen e tij. me qenë se nga latinishtia Barletius është thenë e thuhet sipas kriterev e të ndryshme, edhe Barleci edhe Barleti.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Përkthyesi i jetës së Skënderbeut. Stefan Prifti, qëndron, me arësyet e tija në trajtën Barleti, kurse përkthye si i «Rrethimit të Shkodrës», Henrik Lacaj, që është edhe redaktori i përkthimit të Stefan Priftit, pëlqen trajtën Barleci (Shih botimet e jubileut të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, 1967)

  2. Pa ll Fr., Marino Barlezio uno storico umanista, Bukureshti 1938, fl. 1 vzhd. Në qoftë se nuk na gënjen grafia e riprodhuar në botimin e dokumentacionit në AA, ne këtë problem e shtrojmë kështu : Më 1274 përmendet një farë Cervo de Barletta që sjell një ngarke së gruri në Vlorë (AA, 1/306). Më 1350-1351 del në Durrës Johannes de Barleto (AA, I l /77. 83). Ne nuk gjejmë domosdo ndonjë afrim me këta dy emra dhe. pavarësisht edhe nga koha e largët që i ndan, bëjmë dallim midis personave që i mbartin . Ndërsa ai Cervo de Barletta është tamam një puljez, p erkundra Johannes de Barleto s’ka të bëjë me krahinën e tej Adriatikut: ai qëndron e vepron në Durrës, është një qytetar durrsak i pyetur për çështje të atij tregu dhe formon një komision a diçka të ngjashëm me shqiptarë të tjerë s i: Sgorus Prono de Duracio, magister Dymitrius sartor de Duracio, Nicheta Mataran de Duracio (AA, 11/83). Është e vërtetë se rrjedhorja me parafjalën de tregon vendin e origjinës së personit, por në shumë raste ajo i paravihet edhe patronimit: Jache de Georgio (AA. 11/90). Miche de Tuodoro de Dulcigno (AA, 11/92) etj. Nuk është për t‘u çuditur. prandaj. se ai de Barleto duhet të na çonte te një kryeprind : Barletus. Në këtë rast, përfundojmë se, me një procedurë praktike, më pak erudite se sa rruga që ndjek autori ynë, ata të shekullit XIV kanë kaluar nga trajta shqipe Barleti në rrjedhoren latin e Barleto. Sidoqoftë, ai de Barleto i viteve 1350-1351 paraqitet një qytetar i Durrësit me pozitë të fortë ekonomike e shoqërore, dhe s’ka të bëjë aspak me një ardhje të supozuar pas vitit 1396, siç thotë autori që e shtron tezën e prejardhjes nga Pulja. Kur ndoshta ne do të bindemi për prejardhjen e llagapit të humanistit tonë, siç do ta shtjellojmë gjatë kumtesës, atëherë edhe durrësakun de Barleto mund ta lidhnim me sevastin Petrus Leti që më 1272 përfshihet në grupin e kontave dhe banorëve shqiptarë (AA. 1/265).

  3. Duke folur për shndërrimin è dh në U, Eqrem Çabej pohon: «Me një zhvillim të tillë unë spjegoj emrin e historianit e humanistit shkodran Marinus Barletius. ku unë gjej emrin Barlleci. Bardheci. . . » (Revistë Shkencore e Institutit Pedagogjik dyvjeçar të Shkodrës. Nr. 1. 1964. f. 19) — Sh. edhe: Vili Kamsi. Disa vërejtje rreth «Rregullave të drejtshkrimit të shqipes» (po aty, v. 1969. f. 363).

  4. Një ngatërrim i tillë, po me kë ta dy emra, bëhet në revistën e Shkodrës «Elçijà», p jesa II, v. 1912, f. 86.

  5. Arkivi i Shtetit, Venedik, Sen. Misti, XLVII/27 — Kopje e mikrofilmuar në Arkivin e Institutit të historisë e gjuhësisë, Tiranë. Edhe autorët e AA, duke iu referuar pikërisht këtij dokumenti, e kanë hetuar se. në rastin tonë. kemi të bëjmë me llagapin Leti dhe këtë e kanë vënë në indeksin alfabetik të emrave (AA. 11/788).

  6. Po aty. Sen. Misti, LUI/172.

  7. Po aty, Sen. Mar, III/184 (185) v.

  8. Relacioni i Marin Bicit më 1610. — Si Racki, ashtu edhe ne që e kemi ribotuar prej tij (I. Z. Relacione mbi gjendjen e Shqivërisë Veriore e të Mesme në shek. XVII 1/2, f. 156), e kemi gabim: Arileti. Në leximin që kemi bërë më vonë drejtpërdrejt në origjinalin e mikrofilmuar, kemi vërejtë se duhet lexuar Mileti.

  9. A.Sh.V.. Sen. Mar, 11/47 v. dhe 48. — Kopjé" e mikrofilmuar.

  10. Për të dy citateti po aty, f. 47 v.

  11. A.Sh.V., Sen. Mar, 11/165 (163).

  12. Po aty, VII/13 dhe 35.

Downloads

Published

1970-09-01

How to Cite

Zamputi, I. (1970). Barleci apo Barleti?. Studime Filologjike, 1(3), 171–178. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2953

Numër

Section

Probleme dhe diskutime